Përmbyllet projekti për zhvillimin e qëndrueshëm të fshatrave bregdetarë të Jugut

sample-ad

TIRANË, 25 shkurt/ATSH/- Programi “Zhvillimi i integruar dhe i qëndrueshëm i rajonit bregdetar jugor” u përmbyll me sukses në Kalanë e Tiranës.

Nxjerrja në pah dhe promovimi i vlerave tradicionale, kulturore dhe turistike të Shqipërisë ishte synimi i këtij projekti të nisur që prej vitit 2013, financuar nga qeveria gjermane dhe implementuar nga GIZ.

Në këtë aktivitet përmbyllës ishin të pranishëm ish-ministrja e Ekonomisë Milva Konomi, deputetja e Partisë Socialiste, Eglantina Gjermeni, kryetari i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, përfaqësues të GIZ-it etj.

Kryetari i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, tha se “ky program na tregoi sa asete të çmuara ka natyra, turizmi, tradita, kultura e vendit tonë. Unë jam i bindur se në vazhdimësi dhe në projektin e ri ne do të mësojmë gjëra më të mira në mënyrë që të kemi një turizëm akoma më të gjatë dhe më shumë turistë të cilët duan të zbulojnë bukuritë e vendit.

Po ashtu në aktivitet u theksua se turizmi është një nga sektorët më të rëndësishëm për zhvillimin e vendit ndaj dhe kërkon një fokus më të madh.

Në këtë aktivitet u ekspozuan guidat turistike të fshatrave të Jugut, skicat e realizuara nga studentët e Fakultetit të Arkitekturës dhe suvenire të ndryshme nën markën e rajonit të Jugut.

Për gjatë këtyre katër viteve, në kuadër të këtij projekti janë zhvilluar evente të ndryshme në bregdetin e jugut si .festivale, dokumentare, si ‘Outdoor’ si: South Outdoor Festival Pilur 2017, Vuno 2018 dhe Borsh 2019; Festa e Ullirit në Lukovë apo Festa e Mandarinës. etj.

Riviera shqiptare është një nga asetet më të rëndësishme turistike në vend. Kombinimi i natyrës me detin e kristaltë dhe trashëgiminë kulturore që daton nga periudha ilire, po tërheq çdo vit vëmendjen e turistëve, duke ofruar për komunitetin lokal më shumë mundësi për gjenerimin e të ardhurave nga ky sektor.

Që popullsia rurale, veçanërisht në zonat më të thella të Jugut, të përfitojë sa më shumë nga zhvillimi i turizmit, në vitin 2015 nisi zbatimin nga GIZ programi ‘Zhvillimi i Integruar dhe i Qëndrueshëm i Rajonit Bregdetar Jugor’, i financuar nga Qeveria Gjermane.

Shtyllat kryesore ishin; Territori dhe Planifikimi bazuar në Planin e Integruar ndërsektorial për Bregdetin dhe zhvillimin e instrumenteve dhe modeleve për ruajtjen dhe rijetëzimin e fshatrave tipikë të bregut; Hartimi i Modeleve për turizëm të qëndrueshëm dhe integrimin e produkteve në zinxhirin e vlerës.

Programi bashkëpunoi ngushtë me partnerët në nivel qendror dhe vendor për të ofruar mundësi për 60.000 banorë, duke i kushtuar vëmendje të veçantë fshatit, ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe historike si dhe mbrojtjes së natyrës.

Disa nga rezultatet e programit janë hartimi i strategjive lokale për zhvillimin e turizmit dhe krijimi i markës rajonale ‘South’ për promovimin e produkteve lokale të zonës.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

thirteen + four =