NË GJIRIN E MUNELLËS GJEJNË SIGURI SPECIET NË ZHDUKJE

KryesoreReportazhe
100
0
sample-ad

Arlind Nikolli

 

Nuk është e vështirë të shkruash për dicka që e sheh vetë, e prek vetë dhe mbi të gjitha që të shkakton një impresion aq të madh. Bëhet fjalë për Munellën, të ashtuquajturin malin në formë dhëmbi, që shtrihet në kufijtë midis Mirditës dhe Pukës. Nuk e di a të krenohem apo të lëndohem që kjo pasuri natyrore e vendit tim akoma nuk është shpallur zonë e mbrojtur apo park kombëtar. Gjëja e parë që pashë kur e vizitova këtë mal ishte diversiteti e denduria pyjore e një larmi e pabesueshme bimësie. Sigurisht që nuk më qëlloi të përballesha me një pamje të tillë që të shikoja në sy ariun e murrmë (janë fakte që ky lloj ariu ekziston në këtë mal) apo ndonjë gjitar tjetër, por u mjaftova me disa shpezë të egër që lëviznin kureshtarë gjithmonë të gatshëm për fluturim. Munella, ky mal i vogël(1991 m lartësi) është bërë gjithashtu rezervat i rrëqebullit të Ballkanit(specie në zhdukje) derrit të egër, maces së egër, ujkut, dhisë së egër të Ballkanit, kaprollit etj. Brendësia e Munellës është e pasur me bakër. Por akoma këtij mali plot jetë nuk i është dhënë rëndësia ë duhur. Ka qenë i izoluar gjeografikisht andaj edhe në njërën nga luginat e tij ka egzistuar dhe egziston burgu famëkeq i Spaçit. Tjetër gjë që më ndërpreu rrezen e shikimit dhe ajrin që aq t’i mbush mushkëritë, ishte fakti që dora e njeriut, edhe aty ,ka nisur shkatërrimin. Por unë akoma shpresoj të shpallet zonë e mbrojtur para se njeriu t’ia shkulë vetë zemrën Munellës e speciet në zhdukje vërtetë të zhduken.

..

Facebook Comments

POST A COMMENT.

eleven − two =