Si bien minorenët viktima të shantazheve në internet

AktualitetAnalizeKryesoreOpinion
42
0
sample-ad

Përdorimi për një kohë të gjatë dhe pa kontrollin e prindërve bën që ata të bien pre e shantazheve  dhe videove. Psikologët e shohin këtë fenomen më të përhapur në shkollat 9-vjeçare.

Në raportin e fundit të UNICEF, të miturit nga mosha 9 deri në 17 vjeç qëndrojnë mbi 3 orë online pa u kontrolluar nga prindërit.  Alarmant është fakti se 16% e tyre i ka takuar këta persona në jetën reale. Mirgit Vataj, Drejtor i ALO 116 thekson se adoleshentët  pranojnë ftesa nga të panjohur.

“Grupmosha 15-17, pra adoleshentët vuajnë më shumë nga shantazhimi i videove. Pasi ata rrinë për një kohë të gjatë në internet. Rreziku i madh vjen pasi ata pranojnë persona që nuk i njohin në rrjetet sociale. Ata e kanë si sens krahasues me miqtë dhe shokët ‘unë kam më shumë miq se sa ti’.”

Bullizmi dhe shantazhet nëpër rrjeteve sociale sjellin pasoja të rënda për fëmijët. Ndaj psikologia Irena Çela u bën apel prindërve që të jenë më të vëmendshëm dhe tu kushtojnë më shumë kohë atyre.

Sipas saj udhëzimi i Ministrisë së Arsimit për të ndaluar celularët në shkollë është pozitiv edhe në këtë pikë, pasi do t’i shkëpusë për disa orë nga përdorimi i tij. Por nga një vëzhgim në gjimnazet e kryeqytetit ky vendim nuk po gjen zbatim.

Nxënësit jo vetëm që e marrin celularin me vete në shkollë, por e përdorin edhe gjatë kohës së pushimit të madh apo në momente të tjera kur janë të lirë.

 

Facebook Comments

POST A COMMENT.

9 − three =