“PROTESTA E STUDENTËVE DHE PROTESTA E PETAGOGËVE”

Editorial
43
0
sample-ad

Arlind Nikolli

Këto ditë edhe petagogët e UT-së u përfshinë në një protestë duke iu bashkangjitur kështu protestës së studentëve. U përfol fillimisht që ata do hynin në një grevë për të realizuar qëllimin e tyre por pas mbledhjes së Asamblese se Universitetit ata u shprehen të vendosur për të protestuar. Asambleja e petagogëve u shpreh se do të mbeshtesin protestën e studentëve . Ku qëndron lidhja dhe qëllimi i përbashkët i protestës së studentëve dhe i petagogëve?!. Në fakt studentët kërkonin vetëm një arsimim me standarte europiane dhe sigurisht tarifa të perballueshme për nivelin e jetesës së gjithsecilit, ndërsa petagogët po kërkojne autonominë dhe lirinë e tyre. Ata e mbështesin protestën e studentëve, por autonomia e universiteteve a është vallë në të mirë të tyre?! Dihet që gjithë këto vite të demokracisë, korrupsioni në universitete ka zënë pothuajse vendin kryesor. Vetingu duhet të bëhet në çdo institutucion në Shqipëri. Petagogët duhet të ishin ngritur në protestë që në dhjetor të vitit që sapo lamë pas për të mbështetur kauzën e studentëve për një arsim me standarte europiane . Janë ata që duhet t’i përkrahin studentët dhe t’i informojnë që e ardhmja bazohet në dije, dhe të gjithë kanë të drejtën e dijes pavaresisht vështirësive ekonomike që shkakton vendi ynë. Petagogët e UT-së si edhe ata të universiteteve të tjera në vend do e fitojnë të drejten e tyre vetëm pasi të kenë përkrahjen e studentëve . Dhe pika e vetme që i bashkon këto dy protesta, përpos ligjit në arsim, është fakti që studentët treguan se jetojmë në demokraci dhe është e drejta e çdo Shqiptari që t’a kërkojë të drejtën në formë proteste.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

nine + four =