Pamjet e momentit të shoqërimit të efektivit të policisë Berhan Bajrakurti

AktualitetKryesore
17
0
sample-ad

Report Tv siguron pamjet e momentit të shoqërimit të efektivit të policisë Berhan Bajrakurti, i cili akuzohet se ngacmoi një 15-vjeçare me video seksuale.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, duke marrë shkas nga publikimi në media i një materiali video ku një punonjës policie shfaqet duke kryer veprime të turpshme, në vleresim te veprimeve paraprake hetimore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Berhan Bajrakurti, specialist i Policimit në Komunitet në Gruemirë të Malësisë së Madhe i dyshuar per vepren penale ”Ngacmim seksual”.

Nga hetimet rezulton se materiali video është regjistruar ne ambjent te mbyllur (banesa personale) kjo e dokumentuar nga kqyrja e baneses. Në cilësinë e provës materiale, është sekuestruar dhe kqyrur aparati i telefonit me te cilin dyshohet se ka kryer komunikimin.

Nga verifikimet e kryera nga SHÇBA, nuk u evidentuan fakte dhe rrethana, të cilat provojnë se ka patur një ankesë drejtuar në Polici nga ndonjë shtetas per rastin ne fjale.

Per kete rast po hetohet nga sektori per Krimet Kompjuterike per identifikimin e personit dergues te mesazhit dhe videos qe u dergua per publikim ne medie.

 

Facebook Comments

POST A COMMENT.

fifteen − 4 =