LSI: Duam Majkon kryeministër të përkohshëm!

AktualitetKryesorePolitike
79
0
sample-ad

Zbulohen disa detaje të protestës së opozitës më 16 shkurt. Deputeti i LSI-së, Endrit Brahimllari deklaron se masa e protestuesëve do qendrojë pa limit në Bulevard. Madje sipas tij, do mbajë të rrethuar Kryeministrinë deri në largimin e Edi Ramës nga detyra e kryeministrit.

I ftuar në emisionin “Debati në Channel One bashkë me përfaqësues të PD, Brahimllari tha se janë marrë masa që një pjesë e madhe e protestuesëve të mos largohen pas fjalimeve, por të qendrojnë te Kryeministria për shumë ditë, deri sa kryeministri të largohet nga detyra.

“Vetëm një qeveri tranzitore me një kryeministër tjetër do të jetë kushti që protesta të përfundojë. Nuk bëhet fjalë të ikë Rama dhe të vijë Basha, por të garanatohet një procez zgjedhor i drejtë. Në këtë mënyrë një person brenda PS, por pa cilësitë e Ramës, që ne besojmë përshembull është Pandeli Majko, i cili mund të garantojë zgjedhje brenda standarteve” tha Brahimllari.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

2 × five =