Rama-tregtarëve të makinave: I di problemet tuaja, ja praktika që do ndjekim

KryesorePolitike
20
0
sample-ad

Kryeministri Edi Rama duke marrë shkas nga rasi i një zotërie që kishte një problem me makinën e tij, kryeministri i dha përgjigje edhe ankesës së tregtarëve të makinave, të cilët nuk lejohen më të importojnë asnjë autoveturë me moshë më të madhe se 10 vite, e që nuk përmbush së paku normën e motorit “Euro 4”.

Rama tha se do t’i presë ata në një takim dhe se është i gatshëm të dëgjojë sugjerimet e tyre.

“Javën e fundit më ka ardhur një mori mesazhesh nga subjekte të tregtisë së makinave që shprehin shqetësim lidhur me efektet e normës së re të përcaktimit të një kohe për tregtimin e makinave në Shqipëri.

I kam ndjekur me vëmendje këto ankesa dhe ju kam kërkuar të realizojnë një dëgjesë me të gjitha subjektet, që përveç shqetësimit shprehën edhe sugjerime mjaft racionale.

Ne kemi praktikë dëgjimin e njerëzve, komuniteteve dhe grupet e interesit. Nisemi nga parimi që ne nuk i dimë të gjitha”,– tha ai.

Një rast tjetër që ka gjetur zgjidhje falë ankesës në platformën e bashkëqeverisjes ishte edhe ajo e zonjës Lindita Fortuzi, e cila është pajisur më në fund me çertifikatë pronësie

“Familja Fortuzi është e madhe dhe me rrënjë të kahershme në Tiranë. Është për të ardhur keq që edhe për një shtëpi të vjetër sa vetë Tirana të ketë pasur kaq shumë probleme për të bërë regjistrimin. 

Ne po reformojnë Hipotekën dhe Aluiznin, po reformojmë bazën dixhitale të të dhënave. Kemi marrë zotimin se deri në fund të mandatit marrja e këtyre dokumenteve do jetë e thjeshtë. Rastet e problemeve me pronat do jenë minimale”, tha Rama.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

19 − 12 =