Marrdhënia prind-fëmijë në Shqipëri?!

Opinion
21
0
sample-ad

Arlind Nikolli

Çfarë  është ky hendek që ka rënë marrdhënia prind-fëmijë në Shqipëri?!  Ndihet një barrierë që pengon komunikimin e lirë mes dy brezave . Prindërit kërkojnë ende autoritet të tepruar mbi femijët dhe këta të fundit sidomos adoleshentët kërkojn lirinë dhe këputjen e këtij zinxhiri. Por kjo “luftë” e vazhdueshme paragjykimesh të ndërsjellta mes dy brezave po sjell degradimin e rinisë së vendit. Marr shkas nga ngjarja e Kavajës por jo vetëm,edhe nga jeta e përditshme vihet re se femijet dhe adoleshentët  rriten me frymën e mashtrimit sapo largohen nga sytë e prindërve. Mungesa e kulturës,e edukatës,mungesa e librave e sidomos varësia nga rrjetet sociale po e dërgon rininë në imoralitet dhe degradim total. Faji është jetim?  Sigurisht që jo. Mentaliteti i prindërve ,ftohtësia dhe autoriteti i tyre bën që çdo adoleshent të krijoje idenë e vet për jetën,marrdhënien me shoqërinë,marrdhenien me prindërit e me njëri-tjetrin. Ato gjëra aq të rëndësishme që çdo fëmijë duhet t’i mësojë nga prindërit,  tashme keto gjëra fëmijët po i mësojnë nga interneti. Akoma për prinderit ka tema tabu,si marrdhëniet seksuale dhe pjekuria seksuale. Ndaj vërejmë  fëmijë  që bien viktima çdo ditë të këtij problemi. Prindër të dashur! Fëmijet nuk duhet të kenë dhurat një telefon por një libër,rrjetet sociale duhen kontrolluar nga ju! Foli fëmijës për anët pozitive dhe negative të jetës! Ska tema tabu. Mentaliteti juaj po rrit viktima….

Facebook Comments

POST A COMMENT.

one × two =