Puna e përjetshme e paqes dhe mirëkuptimit duhet të vazhdojë

Editorial
29
0
sample-ad

Duke kujtuar leksionet e Holokaustit, Jack Rosen dhe Kongresi Hebreo-Amerikan (American Jewish Congress) po i kalojne stafetën gjeneratës së ardhshme në luftën për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

 

Nga Dr. Munr Kazmir*

Aktivisti, filantropi dhe biznesmeni Jack Rosen, së bashku me dy nga pesë nipërit e tij, Alex dhe Zach Rosen, në marrjen e vlerësimit për lidershipin 20-vjeçar të Kongresit Hebreo-Amerikan. Nëntor 2018. (foto: familja Rosen)

 

Çfarë mësoi njerëzimi në janar 1945

Afërsisht 75 vite më parë, më saktësisht duke filluar nga janari i vitit 1945, forcat aleate filluan çlirimin e kampeve naziste të përqëndrimit të përhapura nëpër Gjermani.

Trupat aleate po i gjenin këto kampe tepër vonë: duke u tërhequr, ushtarët gjermanë ishin të pamëshrishëm dhe vrisnin, digjnin dhe zhduknin çdo provë të krimeve të tyre përpara se të braktisnin kampet. Disa kampe përqëndrimi ishin mbyllur tashmë: hebrenjtë polakë për të cilët këto kampe ishin ndërtuar ishin shfarosur plotësisht brenda vitit 1943.

Ushtarët sovjetikë ishin të parët që gjetën një kamp përqëndrimi, pasi mbërritën në Majdanek-un e braktisur në afërsi të Lublin, në Poloni, në korrik të vitit 1944. Po atë verë, ata gjetën Belzec, Sobibor dhe Treblinka të braktisur.

Sovjetikët ishin gjithashtu të parët që gjetën të mbijetuar në një nga këto kampe, duke mbërritur në janar 1945 në qendrën famëkeqe të vrasjeve masive që njihet si Auschëitz.

Ajo çfarë gjetën atje ishin mbi 6,000 të burgosur të uritur dhe duke vdekur, së bashku me kostumet e qindra mijërav burrave, gati një million veshje grash dhe më shumë se 6,000 kg flokë njerëzish. Gjetën gjithashtu dhoma gazi dhe varre masive.

Në muajt në vijim, në ditët finale të luftës së dytë botërore, trupat britanike dhe amerikane bënë të njëjtat zbulime në Buchenëald, Bergen-Belsen dhe në shumë vende të tjera: ata gjetën disa të mbijetuar, së bashku më provat e vrasjeve masive në një shkallë të paimagjinueshme edhe sot.

Por, ne duhet ta imagjinojmë. Sepse kurrë, kurrë nuk duhet të harrojmë.

Pikërisht, për këtë arsye, ne flasim akoma për të shtatë dekada më vonë: sepse duhet.

Presidenti Trump ndërtoi këtë javë fjalimin e tij përpara Kongresit pikërisht rreth kësaj; duke filluar me veteranët amerikanë të cilët shërbyen aq trimërisht gjatë kapitullit më të errët në historinë njerëzore dhe duke mbaruar me një burrë i cili u shpëtua nga ferri më i errët i imagjinatës njerëzore nga ata veteranë.

Ishin djem të rinj atëherë ushtarët dhe të mbijetuarit që janë ende me ne sot; pak më shumë se adoleshentë. Por, ata janë të gjithë burra të plakur tashmë, me pamjen e atyre që e kuptojmë thellësisht se vetëm ata me fat të jashtëzakonshëm mbërrijnë në atë moshë.

Studiuesit thonë se të mbijetuarit e Holokaustit jetojnë më gjatë dhe kjo mund të jetë e vërtetë. Por, pavarësisht se sa jetojnë, pavarësisht se sa vite kalojnë, sytë e tyre ndryshojnë nëse u përmend vitin 1945.

Ata nuk kanë harruar. Pranda as ne nuk duhet ta bëjmë.

 

Nderimi i të mbijetuarve të Holokaustit nuk mjafton

 

“Teksa sakrificat e stërgjyshërve të mi dhe përkushtimi i gjyshit tim u mundësuan hebrenjve në Amerikë një jetë më të mirë se sa mund të imagjinohej, puna ende nuk ka mbaruar” – Alex Rosen, stërnipi i David Rosen, një i mbijetuar i Holokaustit.

 

Nderimi më i madh që mund t’u bëhet atyre që mbijetuan nga shkatërrimi i Holokaustit dhe ushtarëve aleatë trima të cilët rrezikuan jetët e tyre për të luftuar të keqen naziste, është moslejimi i përsëritjes së mëkateve të Holokaustit mbi njerëzimin.

Dhe kjo është një detyrë urgjente.

Viti 2019 nuk është shpresëdhënës: Anti-semitizmi është në rritje, si në SHBA, ashtu edhe në Europë. Një e treta e amerikanëve thjesht nuk e besojnë se gjashtë milionë hebrenj u vranë gjatë Holokaustit, ose mendojnë se numri është shumë më i vogël. Një në njëzet të rritur britanikë beson se Holokausti nuk ka ndodhur vërtet.

Në veçanti, të rrinjtë tregojnë “mangësi kritike në vetëdijen bazike si dhe në njohurinë e zgjeruar për Holokaustin”.

Teksa vitet kalojnë, ka gjithmonë pak e më pak të mbetur që mund të tregojnë historinë e vërtetë dhe të jetuar të asaj çfarë ndodhi. Pak e më pak që jetuan përmes Holokaustit, për të rruajtur këtë njohuri të tmerrshme, këtë mjet dhe përgjegjësi të madhe e cila duhet përdorur për t’u siguruar që mëkatet e së shkuarës të mos helmojnë të ardhmen.

Kush do e marrë stafetën? Kush do e marrë përsipër barrën?

Për këtë, ne duhet të shikojmë brezin e ardhshëm.

Alex Rosen duke prezantuar çmimin për gjyshin e tij Jack Rosen tek festa e njëqind vjetorit të Kongresit Hebreo-Amerikan në nëntor 2018. (foto: familja Rosen)

Kalimi i pishtarit të lirisë

 

“E përfytyroj atë 70 vite më parë, në horroret e Auschëitz-it teksa luftonte për mbijetesën e tij dhe të familjes së tij. Padyshim që do të ishte e pabesueshme për të që 70 vite më vonë, stërnipi i tij po adreson këtë audiencë të spikatur ne nderim të djalit të tij për përkushtimin ndaj të ardhmes së hebrenjve nëpërmjet drejtimit të kësaj organizate historike” – Alex Rosen

 

Rishtazi, Kongresi Hebreo-Amerikan festoi 100-vite në shërbimi të komunitetit hebre, teksa Jack Rosen celebroi 20-vjetorin e drejtimit të organizatës.

Kongresi Hebreo-Amerikan nderoi kongresmenin Joe Kennedy te celebrimi i njëqind vjetorit dhe në eventin në Neë York ishin të pranishëm një mori të ftuarish të spikatur. Ndërmjet tyre gjeje anëtarë të Kongresit Amerikan, sikurse dhe Ambasadorët e Misioneve të Meksikës, Argjentinës, Sllovakisë, Malit, Kosovës, Italisë, si dhe shumë të tjerave.

Në mbrëmjen gala morën pjesë dhe konsujt e përgjithshëm të Kinës dhe Izraelit, si dhe përfaqësues të shumtë të botës së biznesit dhe të komunitetit hebre.

Por, ishte një fjalim i dhënë nga Alex Rosen, nipi 12-vjeçar i Jack dhe Phyllis Rosen, në nder të shërbimit 20-vjeçar të gjyshit të tij tek Kongresi Hebreo-Amerikan, që dha dritën më shpresëplotë për një Amerikë të së ardhmes, duke ëndërruar për një shoqëri paqësore dhe të lirë nga shtypja, urrejtja dhe diskriminimi, e cila është e gjallë dhe duke u rritur së bashku me brezin e ri të liderëvë.

Sikurse e bëri plotësisht të qartë i riu Alex Rosen, kjo nuk është aksidentale. Ai ia dha meritën shembullit të familjes së tij dhe inkurajimit të gjyshit të tij për të “punuar fort dhe për të qënë kureshtar”, në lidhje me përkushtimin e tij për një të ardhme më paqësore për të gjithë.

 

“Kam pasur nderin të rritem dhe të shoh në mënyrë të drejpërdrejtë se sa e rëndësishme është të luaj një rol aktiv dhe t’i kthej prapa komunitetit tim dhe të kem forcën për të luftuar për atë që është e drejtë.

Teksa më ke dhënë mundësinë e papërsëritshme për të takur presidentë dhe liderë nga e gjithë bota, mësimin më të madh për cfarë nevojitet për të bërë një impakt pozitiv për shoqërinë tonë e kam marrë duke të të parë ty teksa shpenzoje orë të panumërta duke punuar.

Në shkollë na mësojnë si të jemi qytetarë të mirë, por, që unë dhe shokët e mi të marrim stafetën, ne duhet të mësojmë nga brezat e mëparshme dhe nga njëri-tjetri” – Alex Rosen në fjalimin e tij për Kongresin Hebreo-Amerikan

 

Alex Rosen, me babain e tij Daniel Rosen dhe me mua, Dr. Munr Kazmir. (foto: familja Rosen)

Në fjalimin e tij, Alex Rosen premtoi të mbante lart shembullin e modelit të tij, të nderonte sakrificat e bëra nga brezat e mëparshëm dhe të punojë për paqen.

 

“Është nëpërmjet punës së gjyshit dhe organizatave si kjo që të rinjtë si puna ime mësojnë vlerat e tolerancës dhe një jete të lirë nga frika.

Më takon mua dhe brezit tim të sigurohemi që sakrificat dhe përkushtimi i tyre të vazhdojë t’u lejojë brezave të ardhshëm të rriten dhe të lulëzojnë sikurse kemi bërë ne.

E kuptoj përgjegjësinë mbi shpatullat e mia dhe të brezit tim dhe ne jemi të gatshëm për ta marrë përsipër detyrën – sepse gjyshi im më ka treguar rrugën mua dhe shumë të tjerëve.

Unë të them ty dhe kujtdo në këtë mbrëmje që do të bëjë çfarëdo që të jetë në dorën time që leksionet e mësuara prej teje të vazhdojnë në brezat që do vijnë” – Alex Rosen

 

Në mbyllje, Alex Rosen ngriti të gjithë sallën në këmbë teksa ftoi vëllain dhe kushërinjtë për t’u bashkuar me të në skenë dhe, së bashku, për t’i dhënë gjyshit të tij Çmimin e Lidershipit.

“Gjysh, në vlerësim të punës tënde jetëgjatë në shërbim të shtetit të Izraelit, komunitetit hebre, si dhe miqve të paqes kudo që janë…në vazhdimësi të përkushtimit tënd për kalimin e njohurive, aktivizmit dhe shpresës përtej brezave…ne jemi krenarë të të japim ty Çmimin e Lidershipit për punën, përkushtimin dhe lidershipin në këto njëzet vite në krye të Kongresit Hebreo-Amerikan” – Alex Rosen

 

Alex Rosen dhe brezi i tij janë duke mbajtur ndezur flakën e përjetshme: shpresën njerëzore për paqe në botë. Duke ushqyer këtë përkushtim të palëkundur për barazinë dhe lirinë e të gjithëve në dikë kaq të ri, Jack Rosen dhe Kongresi Hebreo-Amerikan mund të jenë të sigurt që flaka nuk do të shuhet kurrë.

 

*Dr. Munr Kazmir është Zëvëndës-Presidenti i Kongresit Hebreo-Amerikan

 

Përkthyer nga https://medium.com/@munrkazmir/the-eternal-job-of-peace-and-understanding-must-go-on-ed887dc1c88a

Facebook Comments

POST A COMMENT.

18 − 5 =