Rama: Të ndahen pedagogët e nderuar nga sharlatanët

AktualitetKryesoreLajmi Fundit
51
0
sample-ad

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me studentët e Korçës. I shoqëruar nga ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve Besa Shahini dhe deputeti Niko Peleshi. Rama u tha studentëve të pranishëm në takim që një herë në vit duhet të bëjnë një vlerësim për pedagogët.

“Jam i bindur që në këtë sallë ka vajza dhe djem që prindërit e të cilëve janë  pa punë, mund të mos ia dalin dot. Por secili prej jush nuk ka gjetur arsyet për të mos shkuar në shkollë, për të mësuar dhe nuk zbatuam thjesht normën e tarifës 50 % nga shoqëria përmes uljes së taksave. Shoqëria u detyrohet më të mirëve, sikurse u detyrohet më të dobtëve. Në këto kushte secili prej jush duhet të bëjë më shumë se kaq jo vetëm të marrë 9 dhe 10.

Të ndahen pedagogët e nderuar dhe të respektuar nga sharlatanët. Është shumë interesante se janë tre pika, thelbësore për vendimin tim që pakti i ka. Unë po ju them kaq nëse ju dorëzoheni dhe mjaftoheni me lekët. Këta thonë ne e duam këtë, por sduhet ta bëjë qeveria. Pyetja e thjeshtë është si duhet bërë kjo. E dyta është a do ndahet tregtia e librave pa vlerë, aq e vërtetë është saqë janë të pafund mesazhet që na vijnë ne dhe pikat që janë problem që na thonë studentët aman duam të bëjmë mësim, na lironi rrugën.

Qeveria nuk ndërhyn dot se i ka njohur universitetit autonomi. Kjo vjen puna te liria e duan për vete. Ne duam që studentët një herë në vit të bëjnë vlerësim për pedagogët.  Ky është qëllimi që ti të stimulohesh që të bëhesh më mirë. Dialogu është i zhvilluar në mënyrë ekstravagante në zyrën time në Whatsapp, po ç’rëndësi ka”, tha Rama.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

fifteen − four =

%d bloggers like this: