Sandër Lleshaj përballet me deputetët

Politike
50
0
sample-ad

Sandër Lleshaj  është përballur nga pyetjet e shumta nga deputetët në lidhje me ngjarjen ku një 13 vjeçare u dhunua seksualisht nga të paktën 7 adoleshentë që e shantazhonin përmes një videoje.

 

Debatet

Lleshaj: Dhunuesit e Kavajës janë proceduar në castin zero kur ka marrë njoftim dhe janë arrestuar para se ky fakt të jetë bërë publik, ju flas me përgjegjësi shtetërore.

Vokshi: Besuan ish-kryeministrin shqiptarët.

Lleshaj: Personat janë arrestuar para se të bëhej publike, por nuk ka ndërmarrë hapa për ti bërë publicitet kësaj gjëje të shëmtuar, të neveritshme kriminale, ajo është e fundit në radhë përballë një vepre të tillë që na bën të ndihemi keq si shoqëri, nuk e bëri policia atë, ju bëni komision hetimore për atë, policia reagoi me profesionalizëm, nuk ka bërë publicitet, se nuk meriton publicitet, por përgjegjshmëri.

Vokshi: Policia e Shtetit e ka për detyrë të nxjerrë deklarata zyrtare, ama ju informoni publikun për ngjarjet që ndodhin dhe policia ka heshtur, e ka fshehur krimin, deri sa u bë publik nga ish kryeministri, pse e fshehët ju një krim monstruoz.

Noka: Në cilën datë e keni bërë ju shoqërimin, në cilën datë bëtë procedimin? Nuk është shoqëruar dhe ndaluar asnjë person para se Berisha ta bënte publike, mos gënjeni se të ndodhë krimin, është krim, por të gënjesh është trefish krim.

Deputetet e PS: mos luani me dhembjen e atyre qytetarëve atje, të asaj nëne.

Noka: A keni vajza ju apo jo, je edhe nënë…

Facebook Comments

POST A COMMENT.

18 − two =