Ja kush është vlonjati i shumëkërkuar, i lidhur me mafien siciliane

AktualitetKryesore
47
0
sample-ad

 

“Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës kërkimore dhe hetimore për kapjen e personave në kërkim, në bashkëpunim me Interpol Tirana, kanë lokalizuar dhe më pas kapur e arrestuar në zonën e Skelës 57-vjeçarin K.P., me banim në Tepelenë. K.P ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Apelit Katania, Itali, në vitin 2017 e ka dënuar këtë shtetas me 10 vjet burg për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”. Në bashkëpunim me Interpol Tirana vijojnë veprimet e tjera procedurale në lidhje me ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë”, bën me dije Policia.

Piluri është një prej pjesëtarëve të një grupi që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike nga Shqipëria për në Sicili të Italisë. Grupi i zbulua pas një sasie rekord kanabisi të kapur nga Guardia di Finanza, e nisur me skaf nga Lugina e Vilunit.

Lënda narkotike sigurohej nga zonat e Tepelenës dhe Vlorës dhe më pas dërgohej në veri të vendit për llogari të një grupi në Shkodër, që drejtohej nga Bardhok Planaj, i arrestuar në dhjetor të vitit të kaluar. Përveç këtij rasti, në prill 2014 Policia italiane sekuestroi një sasi rekord prej 3.5 tonësh kanabis në dy peshkarexha, që kishin si destinacion Katanian.

Mjetet lundruese drejtoheshin nga dy shtetas italianë, por trafikimi ishte organizuar nga Kasëm Piluri në bashkëpunim me disa shqiptarë të tjerë, për llogari të një grupi mafioz në Sicili. Hetimet e drejtësisë italiane zbuluan disa furnizues të një klani të lidhur me një nga grupet më të njohura mafioze në Itali, “Cosa Nostra”.

Kasëm Piluri është arrestuar edhe në qershor 2017 bashkë me tre persona të tjerë nga Tirana, Vlora dhe Tepelena. Arrestimi i tij erdhi me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pasi nga hetimet rezultoi se ishte person i përfshirë në sasinë prej 600 kg kanabis, që u tentua të trafikohej nga Lugina e Vilunit në Itali.

57- vjeçari, Kasëm Piluri bashkë me tre persona të tjerë (Altin Rramolli, Andi Mita, dhe Andrea (Renato) Çaushi), u arrestua në qershor të vitit 2017, si të përfshirë në një grup që trafikonte lëndë narkotike nga Shqipëria në Itali, për llogari të një klani të grupit mafioz italian “Cosa Nostra”. Lënda narkotike dërgohej në Katania dhe u dorëzohej vëllezërve Moraboito dhe familjes Nizza. Nga hetimet rezultoi se të gjithë personat të dyshuar si anëtarë të grupit kriminal, kanë pasur role të ndryshme në trafikimin e drogës. Në krye të këtij grupi kriminal, si dhe personi që siguronte lëndën narkotike, ka qenë Andrea Çaushi. Sasinë e drogës ai e siguronte kryesisht në zonën e Tepelenës.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

18 − 16 =