Edhe sa herë do dalë nga burgu? Media belge shkruan për lejen e Safet Bajrit

Kronike
38
0
sample-ad

Të premten që lamë pas Safet Bajri mori leje për 6 orë për të shkuar në varrimin e të atit, një fakt që është komentuar nga media belge, e cila e ka raportuar gjerësisht aktivitetin e Bajrit si njëri ndër personat që arriti të blente drejtësinë dhe në Belgjikë.

Media belge Hln.be shkruan se fakti që Bajri arriti të marrë leje nga burgu i Tiranës tregon edhe njëherë sesa lidhje të forta politike ka 34 vjeçari i dënuar me 22 vite burgim.

“Safet Bajri (34), i dënuar me 22 vjet në vendin tonë, është lejuar të largohet nga burgu në kryeqytetin shqiptar të Tiranës të premten. Shqiptari më i njohur nën pseudonimin Safet Rustemi dhe i lidhur me rreth dyzet vrasje, prostitucion dhe trafik droge u burgos në shtator të vitit të kaluar”, shkruan hln.

Në shkrimin e medias belge ngrihet dhe pyetja se sa herë të tjera do të dalë lirisht nga burgu një person kaq i rrezikshëm dhe me influenca të forta politike.

Safet Bajri në listën e më të kërkuarve në Belgjikë

Safet Bajri (Rustemi) është në listën e personave më të kërkuar nga autoritetet belge, ndërsa mediat atje e kanë konsideruar si bosin e një organizate kriminale të fuqishme në veri të Shqipërisë.

Ai është dënuar më 25 Janar 2017 nga Gjykata e Apelit e Brukselit me 9 vite burg, si kreu i një organizate kriminale të trafikut të drogës dhe prostitucionit në kryeqytetin belg. Kjo organizatë është përgjegjëse gjithashtu për shkatërrim të pronës, përdorim të armëve të zjarrit, tentativë vrasje, zhvatje e trafik të qenieve njerëzore me qëllim prostitucionin.

Mbi Rustemin rëndon edhe një dënim tjetër i 22 Shkurtit 2014. Gjykata Penale e Brukselit e dënoi me 9 vite burgim si kreu i një organizate kriminale për trafik droge dhe 5 vite të tjera për posedim e trafik droge dhe heqje të paligjshme të lirisë e kërcënime me vdekje./Express/

Facebook Comments

POST A COMMENT.

nineteen − nine =