Mazhoranca rrëzon Metën për “Noterinë”, EURALIUS mbron ligjin në Komision

Politike
25
0
sample-ad

Komisioni i ligjeve ka rrëzuar ditën e sotme dekretin e Presidentit Ilir Meta për ligjin “Për noterinë”. Dekreti i presidentit u rrëzua me 10 votat e Partisë Socialiste.

Me 15 janar 2019, Presidenti Meta ktheu për rishqyrtim në Kuvend ligjin “Për noterinë”, me qëllim rishqyrtimin e neneve 61, 65 dhe 76 të këtij ligji.

Në argumentimin e këtij vendimi, meta thotë se ligji “Për noterinë”, nuk është i qartë dhe në harmoni me disa nene të tjera të këtij ligji.

Formulimi i këtij neni sipas kreut të shtetit, përveç se nuk parashikon procedurën se si do të zbatohet në praktikë si dhe nuk përmban asnjë parashikim të shprehur që t’i japë të drejtë Ministrit të Drejtësisë që në bashkëpunim me Dhomën Kombëtare të Noterisë të nxjerrin aktet nënligjore me qëllim parashikimin e gjithë procedurës së hollësishme për realizimin e këtij procesi.

Ndërkohë, Përfaqësuesja e EURALIUS është shprehur se ligji është në përputhje me standardet europiane dhe se krijon balancime.

/JAVANEWS/

Facebook Comments

POST A COMMENT.

2 + six =