“Hanë dhe pinë si derra, por Ramës e Gjushit do t’u vijë fundi shumë shpejt”

Politike
76
0
sample-ad

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka shkuar këtë të hënë në Lezhë për t’i bërë vetë një lutje qytetarëve, që të vijnë më 16 shkurt në protestë për rrëzimin e qeverisë Rama.

Basha e ka nisur turin me një sërë takimesh mes qytetarëve si dhe tregtarëve në rruhët e Lezhës. Më pas në fjalën e tij, lideri i demokratëve ka deklaruar se më 16 shkurt nuk do të jetë ai që do të flasë, por shqiptarët.

Basha: Edi Rama është kapur në flagrancë duke vjedhur votat e shqiptarëve. E ka kapur Zëri i Amerikës. Të vini me 16 shkurt në Tiranë dhe t’i thoni se ai nuk është kryeministri juaj, por hajduti i votave. Del në Parlament dhe tregon gjuhën. Juve ua nxjerr gjuhën. Këta hanë e pinë si derra. Nuk ka shpjegim tjetër kur vjen dhe sillet si majmun. Merr edhe produkte të shtrenjta. Rama nuk është kryeministër, por atje e kanë çuar Gjushi dhe Nicja. E kanë çuar Bajrët  e Shkodrës dhe Ndokajt në Lezhë

Takimet dhe bisedat me qytetarët e Lezhës

Tregtar: Keni bërë shumë mirë që keni ardhur. Bashkia ka punuar, por qeveria na ka lënë në harresë.

Basha: Taksat e Bashkisë së Lezhës janë 20%-25% më të ulta se taksat e bashkisë së Sarandës. Çmimin e nergjisë e keni parë të rritet, çmimin e naftës e keni parë të arrijë kulmin. Askush s’e paguan naftën më shtrenjtë se shqiptarët. E ashtuquajtura “heqja e taksave për biznesin” është kthyer në një boomerang, me të gjitha gjobat, çmimin e rritur të energjisë dhe naftës, ndërkohë që kudo ku kam qernë më kanë thënë se xhiro ka rënë dhe njerëszit nuk kanë lek për të blerë.

Tregtar: Mezi nxjerrim bukën e gojës. Asgjë tjetër.

Basha: Kjo është gjendja kudo. Kjo situatë po çon në mbylljen më të madhe të biznesit të vogël në Ballkan. Sot që flasim 50 biznese të vogla do të mbyllin qepenat për të mos i hapur më. Dhe kjo ndodh çdo ditë. Kjo është e papranueshme. Familjarët po humbin bukën e gojës dhe punën. Qeveria nuk ka në vëmendje papunësinë e shqiptarëve. Nuk kanë këtë interes, porm pasurinë e tyre marramendëse. Kjo situatë do të marrë fund një orë e më parë. Qëllimi ynë është punësimi, prioriteti ynë kryesor. Ju duhet të vazhdoni biznesin për veten tuaj dhe punësim për njëerëzit.

I gjithë biznesi i vogël me nën 140 milionë lek të vjetra në vit, që jam i sigurt se ti nuk e ke as gjysmën e asaj xhiroje në Lezhë, do të përjashtohet nga TVSH, taksa do të jetë 0.5% e xhiros vjetore me një pullë të vendosur këtu tek vitrina jote, mirëqënie dhe punësim. Qëllimi ynë është të merrni diklë tjetër në punë, e jo të të mbyllet biznesi./Express/

Facebook Comments

POST A COMMENT.

6 + 13 =