Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Elbasan 45 vjeçari shqiptar

Kronike
26
0
sample-ad

Arrestohet në Elbasan një 45-vjecar që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar per llogari te drejtesise italiane.

Policia ben me dije se ka vene ne pranga shtetasin Jorgo (Gazment) Selmani, 45 vjeç, banues në Cërrik. Sipas policise ai ishte denuar ne Itali 11 vjet burg, për veprën penale “Shkelje e ligjit mbi narkotikët”.

Njoftimi i plote 

Arrestohet një shtetas shqiptar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorin Vendore të Policisë Elbasan pas një pune të mirë organizuar, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Cërrik dhe Interpol Tirana, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:
• Jorgo (Gazment) Selmani, 45 vjeç, banues në Cërrik.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykatës e Barit Itali, e ka dënuar 11 vjet burg, për veprën penale “Shkelje e ligjit mbi narkotikët”.
Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

5 + ten =