Ritenderimi i unazës së Re, skualifikohen të gjitha ofertat

AktualitetKryesore
86
0
sample-ad

Në një dalje për mediat kryetarja e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato tha se janë skualifikuar të gjitha ofertat e paraqitura për lotin e parë e të Unazës së Re.

Sipas saj ofertat e paraqitura nuk plotësojnë kriteret e kërkuara, ndërsa punimet në lotët e tjera të projektit do të vijojnë normalisht.

“Komisioni i Vlerësimit të Ofertave u ka ofruar të gjitha kompanive skualifikimin e ofertave të paraqitura, pasi nuk përputhen me kriteret. Sot do i paraqes ministres Balluku një proces transparent.

Kompanitë janë partnere të ARRSH dhe dialogu dhe transparenca do jetë parësore. Kompanitë kanë të drejtën të ankimojnë.

Në lotët e tjera të projektit do vijojnë punimet dhe shpronësimet, pasi ky projekt do të realizohet”- tha Qato.

 

sample-ad

Facebook Comments

POST A COMMENT.

1 × one =