Mediat kryesore nuk dhanë asnjë lajm për dy gazeta të mëdha (The Independent dhe The Guardian)

Editorial
80
0
sample-ad

Alida Karakushi

 

Shkruan Ergys Mertiri:
Mediat kryesore nuk dhane asnje lajm per dy gazeta te medha (The Independent dhe The Guardian) qe ngriten alarmin mbi mafien shqiptare, as publikimet e Zerit te Amerikes mbi perfshirjen e krimit te organizuar ne zgjedhjet elektorale, as investigimin e BIRN-it mbi shit-blerjet e votave, e madje as incidentin e Kryetarit te Bashkise ne nje takim me studentet. Keto nuk jane lajme per kazanin mediatik, i cili zjen vetem propaganden e Rames dhe Velise dhe jo te vertetat uleritese qe buçasin ngado. E nderkohe qe Rama qahet e bertet se mediat po e sulmojne, duke bere rolin e viktimes, ne fakt, pa kete kazan atij do i ishte thyer karikia me kohe.

Por ka edhe me keq. Ka dhe nje kazan tjeter, edhe me te paskrupullt, qe na vjen nga BE-ja.

Pak dite me pare, ne Tirane erdhi prokurori italian i antimafias z. De Raho, i cili ngriti alarmin se Mafia ne Shqiperi mund te behet investitori me i madh ne ekonomi. Praktikisht kjo do te thote kapje definitive e shtetit nga Mafia, gje qe do te ishte falimentim total per vendin. Por nderkohe, pas fjales se tij, zevendesuesi i denje i znj. Vlahutin, Ambasadori i BE-se ne Tirane z. Soreca, u perpoq te sperdridhet me trashesine e plote te paraardheses se tij duke thene se pret qe qeveria te jape “një sinjal të rëndësishëm të progresit që ky vend po bën në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

Prokurori po thote, se Mafia po kap shtetin, ndersa ambasadori, pa e kundershtuar aspak ate qe tha prokurori, shton se qeveria po ben progres ne luften kunder krimit! Ky, jo qe eshte kazan, por eshte edhe i shpuar! Edhe qahen pastaj shkrimtaret qe hartojne peticione duke u alarmuar se BE po u kercenoka nga lideret populiste qe punojne kunder saj. Jo or jo. BE-ja po e gerryen veten nga brenda!

sample-ad

Facebook Comments

POST A COMMENT.

13 − ten =