Shtyhet afati për tarifat dhe ekselencën

Politike
64
0
sample-ad

Afati i dorëzimit të dokumenteve për të përfituar nga përgjysmimi i tarifave në universitete do të shtyhet. Kryeministri ka lajmëruar në takimin e përjavshëm me koordinatorët e platformës së bashkëqeverisjes se ky vendim ka ardhur për shkak të fluksit në sekretaritë e universiteteve.

Shtyrje do të ketë dhe për afatin e aplikimit të studentëve të ekselencës që duan të punësohen në administratë.

Në afro 16 muaj që platforma e bashkëqeverisjes funksion, kryeministri e gjen me vend të bejë dhe pasqyrë të shifrave të çështjeve që janë adresuar dhe ato që janë trajtuar dhe kanë gjetur zgjidhje.

Vetëm pas ankesave të qytetarëve në platformën e bashkëqeverisjes janë pushuar nga puna 300 punonjës të administratës.

/Tv Klan/

sample-ad

Facebook Comments

POST A COMMENT.

18 − 4 =