Llaj çobani në Paris..

EditorialKrijueseKulture
123
0
sample-ad

Napolon Bala

 

Lefter Çipa është një krijues letrar me vlera jo vetëm për vëllimin e krijimit, por edhe për cilësinë.
Ai nuk eshtë poet i klisheve, i strukturave fikse, por lëviz në hapësirë e në kohë dhe aty gjen temën/ temat për të qemtuar.
Në hierarkinë e vlerave një vend interesant zë poema Llaj cobani në Paris.
e shkruar aty nga vitet tetedhjetë, kohë kur ishte bërë i njohur për lexuesit .
Për cobanin eshtë shkruar e kënduar shumë e eshtë bërë figurë e dashur e poezisë popullore.
Dikur këndohej:
Ku janë nisur e venë Llaj çoban
Në stan të cobanit venë, Llaj çoban.
Pra cobani dhe stopania mbeteshin aty, brenda stanit e prisnin miq, këndonin, milnin bagëtitë, por edhe bënin dashuri.
Vetë Lefteri do të krijonte, vite me parë, që do të na entusiazmonte nga Kalaja e Argjirosë, këngën “Tundu, bejke e bardhë”, që do të kthehej në një hit edhe për t rinjtë tonë. Edhe këtu bariu zbriste nga zalli dhe do të takohej me cobaneshën”në mëngjes pa gdhirë mirë”
Por këtu tek ” Llaj çobani në Paris” kemi një çoban, që niset për në Paris me një mision, pra eshtë njeriu- bari missionar.
Trajektoria e pelegrinit eshtë: stani i tij, ku shet bagetitë : bejken , sisken, kuacen, sharkun, kasollen, qentë e gjithë c’ kishte dhe fiton tre napolone që do i nevojiteshin për rrugetimin drejt Perendimit.
Niset ” me një varkë degëthatë” duke pyetur se ” nga bie Parisi”, se atje ka punë
Dhe iken përmbi valë
cante, çante tramundanën.
Më në fund në Paris, përballë Eifelit, i vetëm, krenar, qellimmirë. Nuk e mposht qytetërimi parisien, mbetet po’ ai bariu i maleve të Laberisë: me poture, eshke, me cibuk, opingat xhufka te kuqe e qe pinte duhanin e forte. Pra , dukej:
Kont mbi konterit me frak
Hoqi tre- katër çibuqe
Eshke e lisit merrte flakë.
Në fund niset për në Atdhe, pasi mbaronmisionin dhe niset per ne trojet shqiptare, ku e priste Bejka e zhurritur nga malli.
Lefter Çipa me trillet e tij na krijon këtë mrekulli artistike, që të emocionon .
Kjo cule na duket se ka marrë me vete zhurmën dhe jehonën e disa epokave dhe poemthi nuk lindi vetëm për fatin e një individi, por prej interesit kombëtar, që e përfaqeson ky individ ( Llaj çobani).
Poeti nëper vargje e gërsheton Himarjotet me Memedheu, një binom i pazgjidhshëm. Të parët e ( Himarjotet) e prodhonin këngën, të dytët donin këtë si xhevahirë të botës shpirtërore
Vetë Parisi sherben si dekor, por incizimi
i këngës e kryhet për të plotësuar një mision, se
Atdheu duaj kengë
Nga stergjyshërit trashëguar
Kënga princeshë e Himarës
Eshtë ajo që vesh lirinë
Me kurorë madhështore.
E, pasi mbaron misionin patriotik, dhe në
përmes vargjeve:
Nis hidhet një disk i ri
Regjistron këngën shqipe
Ç’ këngë paske Shqipëri!
E lexojmë krijimin dhe vemë re se në skemën e komunikimit, kemi një dhënës që eshtë autori, dhe marresi ( lexuesit ) që japin dhe marrin mesazhet në menyrë të vetvetishme, PA artifice, përmes një gjuhe të qartë, të saktë, emotive.
Lefteri e lokalizon bariun -shtegëtar. Si eshtë bir i Himarës, që kur të kthehet nga rrugëtimi, do të këndojë përsëri e këngën e tij do ta dëgjojnë Mali i Cikes dhe rrethinat .Do të këndojë se:
Ajo e mbron Shqipërinë
Mbretereshën arbërore.
Këtu mplekset realià dhe irrealia, gjë që i jep krijimit më shumë bukuri e fantazi, përgjithësim, mesazh të fuqishëm.
Struktura tingullore ,rimat fundore dhe brendapërbrenda vargjeve, mpleksur me theksat ritmike , krijojnë melodinë e vargut dhe të gjithë krijimit.
Individualizon saktë e mjeshtërisht figurën e Llaj cobanit, që e bën atë një individ, por edhe një tip letrar :
Ashtu sic ish me poture
Drodhi mustaqen e zezë
Opingat xhufka të kuqe
Në duar culen e verdhë…
Lefter Çipa vazhdon të krijoje parreshtur dhe të na japë kenaqësi estetike. Ai eshtë pjesë e kenaqësive dhe shijeve tona për të lexuar letërsi, mbështetur fuqishëm tek tabanii popullor .

Facebook Comments

POST A COMMENT.

five × five =