Zotëria, Teksti Kadare !

Editorial
97
0
sample-ad

Odise Kote

… në ditën e lindjes së shkrimtarit… …nëse ka një Pakt Mbarëshqiptar ku të gjithë jemi dakort dhe mburremi, kjo është Letërsia e prodhuar prej shkrimtarit tonë, Ismail Kadare. Letërsia e tij, për më tepër se gjashtëdhjetë vjet i dha kuptim jetës shqiptare, Kulturës Kombëtare, duke na mbrojtur prej mërzisë e dëshpërimit. Teksi letrar Kadare, është ndoshta i vetmi Tekst që u përmbush plotësisht, që u krye duke u shndërruar sipas Biblës së Estetikës në një fenomen letrar. Teksti Kadare është një Akt i kryer! Kadare është i vetmi, që më gjeninë, guximin krijues dhe punën titanike hyri drejt atij shtegu hyjnor ku askush nga paraardhësit e tjerë të gjakut shqiptar nuk mundi të udhëtonte. Teksti Kadare hyri në përjetësi! Teksti i Fenomenit letrar Kadare, përpos se perfaqëson shkrimtarësinë shqipe në botë është në vetvete një qendër e rëndesishme referimi për vetë letërsinë botërore. Teksi letrar Kadare është i perkthyer në mbi 45 gjuhë të botës. Janë 923 tituj botimesh të përkthyera që tregojnë se funksioni kryesor i veprës se tij prej vitesh nuk iluminon e mrekullon më vetëm në hapësiren kulturore shqiptare, por rrezaton fuqishëm dhe në kultura e gjuhë të tjera, pasi funksioni kryesor i tij është gjithësor, universal. Kësisoj, për këtë shkak, për herë të parë letersia shqipe fitoi një funksion që nuk e gëzonte historikisht. Cuditërisht letërsia (Teksi) Kadare në të kundërt të asaj që mund të pritej në këtë epokë shpejtësie marramendëse, bashkëjeton si ekzistencë dhe funksion me dëshmitë pararojë që koha sjell nga fushat e teknologjisë, njohurive shkencore që prodhohen përditë si mrekulli të mendjes njerëzore. Teksti letrar Kadare, shpesh, si të ishte një basen i freskët mendimi, ndjenje dhe intuite letrare, tejkalon kuptueshmërisë e imagjinatës së sotme njerëzore, duke e lënë këtë privilegj për brezat e ardhshëm… … jetë të gjatë shkrimtari ynë…!

Facebook Comments

POST A COMMENT.

2 × five =