Frika për fruthin,shqiptarët shkojnë për të bërë vaksinat

Shendeti
59
0
sample-ad

Rikthimi i fruthit ka rikthyer interesin për vaksinë tek të lindurit e viteve 80-90, brez i cili dyshohet se vaksina nuk ka qenë efektive.

Vetëm përgjatë një dite, në një prej konsultoreve, 30 të rinj kanë injektuar vaksinën.

Mjekja: Kemi patur raste të shtuara të fëmijëve, por rastet më të mëdha kanë qenë të qytetarëve të lindur në vitet 80’ -90’. Me këtë rast kemi vaksinuar dhe fëmijët e këtij brezi pasi shumë prej tyre janë familjarë.

Mjekët garantojnë se vaksina është sigurt dhe është e vetmja mbrojtje ndaj fruthit, që këtë vit ka regjistruar 30 të prekur dhe një vdekje.

Gjatë vitit 2018 dhe deri më tani raportohen të jenë kryer mbi 113 mijë vaksinime, nga të cilat, mbi 51 mijë janë vaksinime sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit, për personat në moshën 1 dhe 5 vjeç dhe 62 mijë i përkasin fëmijëve të prapambetur në vaksinim, të rriturve të pavaksinuar, ose me një dozë, apo komunitetit rom.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

two × 5 =