Debatet në Komision/ Ahmetaj: Rekord i rritjes fiskale, Spaho: Nuk ka rritje rrogash

Kryesore
109
0
sample-ad

Maxhoranca dhe opozita debatuan sot në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave lidhur me situatën ekonomike në vend.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho hodhi poshtë statistikat e paraqitura, ndërsa sipas tij, “me një rritje ekonomike 4.2% duhet të kishte realisht rritje të rrogave dhe pensioneve”.

“Pse nuk kemi rritje pagash dhe pensionesh dhe përse shqiptarët largohen nga vendi? Nëse do të kishim rritje ekonomike në nivelin 4.2%, që është një rritje e mirë ekonomike, atëherë do të kishim rritje të pagave dhe pensioneve. Përse studentët rrinë në protestë kur kemi rritje ekonomike dhe para pa fund, pse nuk ju plotësohen kushtet?”, u shpreh Spaho.

Ndërkohë, kryetari i komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj theksoi se “rritja fiskale e 2018 është rekord”. “Kemi një deficit 1.6% të GDP-së, më i ulëti historik. Këtu u tha se nuk ka pasur ndonjëherë momente kur kanë rënë të ardhurat. Ju kujtoj vitet 2011, 2012, 2013, kur të ardhurat tatimore shënuan rënie”, tha Ahmetaj.

Sipas tij, “borxhi publik i konfirmuar edhe nga FMN, bruto është në nivelin 67.2% GDP-së ndërsa neto është 68.9% e GDP-së. Krahasuar me 74% që ishte në kohën tuaj, sot është të paktën 10 pikë më pak se sa e latë”, iu drejtua Ahmetaj deputetëve të PD-së në komision.

Sipas tij, “sot mblidhen 1.2 miliard dollarë më shumë sesa në vitin 2013, ndërkohë që kemi ulur çdo taksë dhe 91% e biznesit të vogël paguan 0%-5% taksë”.

/Lexo.al/

Facebook Comments

POST A COMMENT.

seventeen − eleven =

%d bloggers like this: