Balluku ‘fshin’ drejtorët e Gjiknurit; ikën edhe kreu i KESH, ja kush e zëvendëson

Politike
104
0
sample-ad

Vazhdon furtuna nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Raportohet se është shkarkuar edhe drejtori i KESH, Agron Hetoja, ndersa mesohet se Benet Beci emërohet drejtori i ri i KESH. Deri më sot, Beci ka drejtuar Fondin Shqiptar të Zhvillimit.

Kujtojmë se java e kaluar pati disa lëvizje të tjera në këtë Ministri dhe institucionet varësisë.

Me urdhër të kryeministrit Edi Rama u largua nga detyra zv/Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enis Aliko.

Në vend të tij u emëruar zv.ministër ish-deputeti Ilir Bejtja. Bejtja ishte drejtor në Ministrinë e Infrastrukturës, kur drejtohej nga Damian Gjiknuri.

Po kështu Drejtori i OST dha dorëheqjen pas publikimit të skandalit me kompaninë “DH Albania” e cila kishte fituar tenderin e Unazës së Madhe me dokumentet të falsifikuara.

Ndërkohë edhe kreu i ARRSH Afrim Qendro u shkarkua nga detyra.

Lëvizja tjetër ishte ajo e kreut të Autoritetit Portual Durës, Afrim Bakaj, i cili u shkarkua nga kjo detyrë.

/JAVANEWS/

Facebook Comments

POST A COMMENT.

three × three =