Zbulohet fotoja, ja kush është vëllai që vrau të dashurin e motrës me hekur në kokë

KronikeKryesore
71
0
sample-ad

REPORT TV publikon foton e Esat Canit, i akuzuar si autor i vrasjes në Zall Bastar tre ditë më parë. Ai akuzohet se vrau të dashurin e motrës, Arben Gjecin. 34-vjeçari prej disa kohësh kishte një lidhje me E. Canin 20-vjeçe, e cila është motra e autorit. Historia e tyre u zbulua nga burri Dajet Kurti dhe vëllai i 20-vjeçares Esat Cani. Mbrëmjen e së enjtes Arben Gjeci u takua me 20-vjeçaren në një kasolle pranë banesës së familjes Cani në Zall Bastar. Por vëllai i saj dhe burri e kanë ruajtur dhe i kanë gjetur të dy bashkë.

Esat Cani

Në këtë moment ai ka marrë një hekur dhe ka qëlluar disa herë në kokë Arben Gjecin duke e lënë pa ndjenja dhe më pas e ka hedhur në rrugën e fshatit, ku u gjet nga kalimtarët e rastit dhe u dërgua në spital, por nuk mundi të mbijetonte nga plagët e shumta që kishte në kokë. Pavarësisht mohimit të ngjarjes, Esat Cani është prangosur, ndërsa së bashku me atë edhe kunati Dajet Kurti dhe 20-vjeçarja E.Cani që është shkaktarja e kësaj ngjarjeje./BW/

Facebook Comments

POST A COMMENT.

8 − four =