Gjendet i vdekur vogëlushi që ra në pus

Kryesore
65
0
sample-ad

Tragjedia në Spanjë preku gjithë botën,ku që prej 13 ditësh vogelushi Julen ra në një pus të nënëdheshëm. Pas 13 ditësh, 2-vjeçari është gjetur i vdekur, siç shumë druheshin, Julen nuk ia ka dalë mbanë. Në orën 1:25 me orën lokale, punonjësit e kërkim-shpëtimit e arritën vogëlushin në pusin ku ra më 13 janar në Totalan, një lokalitet pranë Malagas, por ai ishte pa jetë.

“Për fat të keq, përkundër shumë përpjekjeve nga ana e shumë njerëzve, nuk ishte e mundur… RIP Julen”, shkroi të “Twitter”, Roja Civile, duke iu drejtuar familjarëve të vogëlushit me ngushëllimet më të sinqerta.

Trupi i pajetë i Julen është gjetur më shumë se 100 metra nën tokë. Një agjent i Rojes Civile-raporton El Pais- ka qenë i fundit që iu është bashkuar punonjësve të kërkim-shpëtimit pasi njerëzit e Brigadës së Shpëtimit të Minierave hapën një tunel hyrjeje nga një pus ndihmës.

 

Facebook Comments

POST A COMMENT.

20 + seventeen =