Pas kafes në makinë! I riu shqiptar justifikohet: Doja vetëm ta puthja, jo ta përdhunoja

Kronike
70
0
sample-ad

Një 28-vjeçar është vënë në pranga në Elbasan, pasi akuzohet se ka tentuar të kryeje marrëdhënie seksuale me dhunë me një vajzë të re.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, kur 28- vjeçari me iniciale A.B. ka tentuar të përdhunojë një vajzë, identiteti dhe mosha e së cilës nuk bëhet e ditur.

Burime jozyrtare nga Policia bëjnë me dije se 28-vjeçari ka pirë si fillim një kafe me miken e tij të re, por pasi ajo ka hipur në mjetin e tij me pretendimin se do ta shoqëronte për në banesë, ai ka tentuar ta përdhunojë.

Vajza ka bërë rezistencë dhe ka mundur të dalë nga mjeti i tij, për t’u drejtuar menjëherë në komisariat dhe të denoncojë ngjarjen. Pas kësaj, specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin: A.B., 28 vjeç, banues në Elbasan. Sipas Policisë, arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë, me një shtetase.

Edhe pse i arrestuar, 28-vjeçari nuk e ka pranuar akuzën. Burime të pakonfirmuara thonë se i riu ka deklaruar në Polici se ishte takuar më parë me vajzën dhe që si çdo çift i ri, do dilte për t’u njohur më mirë me arsyen për një lidhje serioze. Nga ana e saj, vajza ka deklaruar se nuk e ka dashur lidhjen me 28-vjeçarin dhe ndaj e ka refuzuar takimin me të në të ardhmen.

Ky fakt e ka detyruar vajzën ta denoncojë atë në Polici, duke deklaruar se 28- vjeçari donte të kryente marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Ndërkohë që çështja i ka kaluar Prokurorisë së Elbasanit për hetime për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura e mbetur në tentativë”, nuk përjashtohet mundësia që gjithçka të jetë një denoncim i rremë nga ana e vajzës në formë hakmarrjeje.

DJALI: DOJA VETËM TA PUTHJA

Gjatë marrjes në pyetje nga grupi hetimor që po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, i riu ka mohuar akuzën e tentativës për përdhunim. 28-vjeçari është shprehur para oficerëve të Policisë se ka tentuar vetëm ta puthë dhe se nuk ka ndodhur asgjë më shumë gjatë kohës që po e shoqëronte me makinë për në shtëpi, pasi kishin konsumuar kafe në një nga lokalet e qytetit.

/PanoramA/

Facebook Comments

POST A COMMENT.

7 + one =