MEPJ – Ambasadave: Cakaj, ministër me kompetenca të plota

Kryesore
65
0
sample-ad

Ministria e Jashtme vazhdon të japë shfaqje aspak të hijshme sidomos në arenën ndërkombëtare.

Pas mos dekretimit nga ana e Presidentit të emrit të zgjedhur nga Kryeministri për postin e ministrit të Jashtëm, vetë Rama mori atë post, për t’ia deleguar më pas detyrat emrit të refuzuar “Gent Cakaj”.

Ditën e parë të marrjes së detyrës, Rama tha vetëm dy fjali:

Unë i nënshkruari Edi Rama, në funksionin e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, i delegoj zotit Gent Cakaj, Zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, detyrën e drejtimit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe përfaqësimit të Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, brenda dhe jashtë vendit

A e ka zoti Rama këtë tagër? A mund të delegohet përfaqësimi jashtë vendit i ministrit të Jashtëm? Ky është një diskutim që po bëhet në media dhe për të kanë folur për Dita edhe ekspertë të fushës (Lexo KETU).

Por situata në fjalë mbingarkohet edhe nga një sjellje prej deliranti e z. Cakaj.

Edhe sot që flasim, në faqen online të Ministrisë së Jashtme, nuk figuron asnjë CV, as edhe foto personale për këtë person, por nuk është vetëm kjo.

Në një letër zyrtare që Ministria e Jashtme u dërgon përfaqësive diplomatike njofton përbërjen e re të kabinetit qeverisës me një poshtëshënim ku sqarohet se Gent Cakaj është në fakt ministri i ri.

“.…Prej datës 23 janar 2019 kryeministri dhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme SH.T.Z Edi Rama  i delegon zyrtarisht zotit Gent Cakaj kompetencat e plota të Ministrit për drejtimin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe për përfaqësimin e Ministrit për Evropën dhe Punët e jashtme brenda dhe jashtë Republikës së Shqipërisë“, thuhet ndër të tjera në këtë shkresë që i është dërguar ResPublica nga një prej përfaqësive tona jashtë vendit, e cila shpreh shqetësimin se ekziston rreziku që takimet zyrtare të parashikuara në nivel ministrash të mos realizohen për shkak të kësaj shakaje të paparashikuar të Shqipërisë.

Nuk ka në asnjë rrethanë delegimi të kompetencave të plota të ministrit te zv.ministri dhe kjo që po ndodh përbën shkelje të rëndë të Kushtetutës.

/Dita/

Facebook Comments

POST A COMMENT.

1 + 1 =