Klement Balili kërkon gjykim të shkurtuar

Kryesore
59
0
sample-ad

 

Kjo është seanca e dytë gjyqësore ndaj të ashtuquajturit “Eskobari i Ballkanit”. Në seancës e së premtes së kaluar iu komunikuan akuzat dhe u njoh me masën e sigurisë “arrest në burg” që e ka marrë në mungesë. 46-vjeçari iu dorëzua drejtësisë shqiptare më 15 Janar, pas 2 vite e 6 muajsh në arrati.

Balilit i adresohen 4 akuza, por ai i kundërshton të katërta me pretendimin se nuk ka kryer asnjë vepër penale, sa kohë edhe avokatët këmbëngulin se nuk ka prova.

Por, ndërkohë, Prokuroria iu referohet hetimeve greke që e ekspozojnë Klement Balilin si njeriun që trafikoi 678 kilogramë kanabis, një ngarkesë që u kalua nga brigjet e Sarandës më 5 maj të vitit 2016.

 

Facebook Comments

POST A COMMENT.

thirteen − 10 =