Gjendet i vdekur në hotel i riu, dyshimet e policisë

KronikeKryesore
69
0
sample-ad

Një 32-vjeçar nga Fieri është gjetur i vdekur në dhomën e një hoteli në Bulqizë gjatë ditës së sotme.

Policia bën me dije se nuk konstatohen shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Policia në vendngjarje po verifikon kamerat e hotelit për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

“Rreth orës 11.00, datë 25.01.2019, Policia e Bulqizës është njoftuar se është gjetur pa shenja jete në dhomën e një hoteli një 32-vjeçar banues në Fier. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës të 32-vjeçarit”- thuhet në njoftimin e policisë.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

one + four =

%d bloggers like this: