Ndryshon ligji/ Pastrimi i parave, si do ndiqen politikanët. Do vëzhgohen deri 10 vjet pas detyrës

Kryesore
92
0
sample-ad

 

Qeveria ndryshon ligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Drafti i ri është për konsultim, ndërsa pritet së shpejti të miratohet nga qeveria.

 

Me ndryshimet ligjore, qeveria rrit kohëzgjatjen e statusit të personit të ekspozuar politikisht. Pra, bëhet fjalë për zyrtarë të lartë të lartë të administratës, politikanë të lartë të qeverisë, si edhe gjyqtarë, të cilët do të jenë në vëzhgim për 10 vjet.

“Kjo kategori klientësh konsiderohen si ‘persona të ekspozuar politikisht’ deri në 10 vite pas largimit nga funksioni. Sipas gjykimit të vetë subjektit, ky afat mund të shtrihet edhe përtej 10 vjetësh”, përcaktohet në projektligj. Drafti i ri parashikon se çdo person që hyn apo del në territorin e vendit tonë, duhet të deklarojë me dokumente mbajtjen e shumave, duke nisur nga 10 mijë euro.

kuvend, qeveria e rerama qeveria kuvend1

Në rast të kundërt, projektligji parashikon gjoba që do të variojnë nga 5 për qind deri në 15 për qind të shumës së padeklaruar. Penaliteti do të jetë më i lartë në rast se shkelja e modeklarimit të parave me vlerë mbi 10 mijë euro përsëritet për herë të dytë dhe të tretë.

“Çdo person, i cili hyn apo largohet në/nga territori i Republikës së Shqipërisë, është i detyruar të deklarojë shumat në të holla, çdo lloj instrumenti të negociueshëm të mbajtësit, metalet ose gurët e çmuar, sendet me vlerë dhe objektet antike, duke filluar nga shuma 10,000 euro ose kundërvlera e saj në monedha të tjera, qëllimin e mbartjes së tyre si dhe dokumente justifikuese përkatëse.

Në rast mosdeklarimi apo deklarimi të rremë, të konstatuar nga autoritetet doganore apo policore, përveç trajtimit të rastit në funksion ndjekjes penale të çështjes dhe marrjes së masave përkatëse në funksion të saj, organet doganore vendosin gjobë pa të drejtë kthimi të mjeteve të padeklaruara sipas pikës 1 të këtij neni, në përqindje ndaj vlerës së padeklaruar si më poshtë:

për shumat nga 10,000-19,999 euro ose kundërvlera e saj në monedha të tjera, gjoba është në vlerën 5 për qind për herën e parë, 10 për qind për herën e dytë si dhe 30 për qind për rastet e tjera; për shumat nga 20,000-49,999 euro ose kundërvlera e saj në monedha të tjera, gjoba është në vlerën 10 për qind për herën e parë, 20 për qind për herën e dytë si dhe 40 për qind për rastet e tjera; për shumat mbi 50,000 euro ose kundërvlera e saj në monedha të tjera, gjoba është në vlerën 15 për qind për herën e parë, 30 për qind për herën e dytë, si dhe 50 për qind për rastet e tjera”, përcaktohet në draft.

BIZNESI

Qeveria ka ndryshuar edhe ligjin për procedurat tatimore. Ndryshimet e ligjit kanë si qëllim reduktimin e parasë informale, ku drafti i ri detyron biznesin që qarkullimin e parave ta kryejë vetëm nëpërmjet llogarive bankare. Sipas projektligjit, propozohet që çdo biznes si dhe organizatat jofitimprurëse të qarkullojnë paratë vetëm nëpërmjet llogarisë bankare të biznesit. Nga detyrimi i ri do të përjashtohen vetëm ato biznese që kanë xhiro nën 2 milionë lekë dhe nuk janë të përfshira në skemën e TVSH-së, pra, ambulantët. Në rast të kundërt, biznesi do të gjobitet. Penalitetet variojnë nga 50 mijë lekë deri në 100 mijë lekë, si dhe 75 mijë lekë për organizatat jofitimprurëse.

NDRYSHIMET E LIGJIT PËR PARANDALIMIN E PARAVE
Zyrtarë të lartë të administratës apo politikanë të lartë të qeverisë, si edhe gjyqtarë, të cilët konsiderohen “persona të ekspozuar politikisht” do atë jenë në vëzhgim deri në 10
vite pas largimit nga funksioni. Sipas gjykimit të vetë subjektit, ky afat mund të shtrihet edhe përtej 10 vjetësh

Qytetarët që hyjnë apo largohen nga territori i Republikës së Shqipërisë janë të detyruar të deklarojnë shumat në të holla, çdo lloj instrumenti të negociueshëm të mbajtësit, metalet ose gurët e çmuar, sendet me vlerë dhe objektet
antike, duke filluar nga shuma 10,000 euro ose kundërvlera e saj në monedha të tjera, qëllimin e mbartjes së tyre si dhe dokumente justifikuese përkatëse.

Detyrimin për deklarim, edhe nga përfaqësuesit e personave që hyjnë apo largohen me mjete sipas pikës 1, kur këto transportohen nëpërmjet shërbimit të kontejnerëve
apo postar.

Në rast mosdeklarimi apo deklarimi të rremë, të konstatuar nga autoritetet doganore apo policore, përveç trajtimit të rastit në funksion të ndjekjes penale të çështjes dhe
marrjes së masave përkatëse në funksion të saj, organet doganore vendosin gjobë pa të drejtë kthimi të mjeteve të padeklaruara sipas pikës 1 të këtij neni, në përqindje ndaj
vlerës së padeklaruar si më poshtë:

për shumat nga 10,000-19,999 euro ose kundërvlera e saj në monedha të tjera, gjoba është në vlerën 5 për qind për herën e parë, 10 për qind për herën e dytë si dhe 30 për qind për rastet e tjera

për shumat nga 20,000-49,999 euro ose kundërvlera e saj në monedha të tjera, gjoba është në vlerën 10 për qind për herën e parë, 20 për qind për herën e dytë si dhe 40 për qind për rastet e tjera

për shumat mbi 50,000 euro ose kundërvlera e saj në monedha të tjera, gjoba është në vlerën 15 për qind për herën e parë, 30 për qind për herën e dytë si dhe 50 për qind për rastet e tjera.
NDRYSHIMET E LIGJIT PËR PROCEDURAT TATIMORE
Biznesi dhe organizatat jofitimprurëse do të jenë të detyruara për të pasur llogari bankare biznesi, me qëllim reduktimin e përdorimit cash dhe ekonomisë informale
Nga detyrimi i ri do të përjashtohen vetëm ato biznese që kanë xhiro nën 2 milionë lekë dhe nuk janë të përfshira në skemën e TVSH-së, pra, ambulantët.
Në rast të mospërmbushjes së këtij detyrimi, parashikohet vendosja e gjobave si më poshtë:
Biznesi me status “person fizik tregtar”, të regjistruar për tatimin mbi vlerën e shtuar, me qarkullim deri në 8 milionë lekë, gjobë në masën 50,000 lekë;
Biznesi me status “person juridik”, pavarësisht nga qarkullimi, si dhe tatimpaguesit me status “person fizik tregtar” me qarkullim mbi 8 milionë lekë, gjobë në masën 100,000
lekë;
Organizatat jofitimprurëse, gjobë në masën 75,000 lekë.

PANORAMA

Facebook Comments

POST A COMMENT.

twenty − 12 =