Meta kurorë me lule në shtatoren e Ismail Qemalit:Të lartësojmë shtetin shqiptar

Politike
112
0
sample-ad

Në 100 vjetrin e vdekjes së Ismail Qemalit, babait të shtetit modern shqiptar, Presidenti Ilir Meta ka vendosur një kurorë me lule në shtatoren e Qemalit në Tiranë.

Në një deklaratë për median Meta u shpreh se 100 vjetori i kalimit të Ismail Qemalit në përjetësi duhet ta bëjë politikën që jo vetëm të përkulet para veprës së tij, por edhe ta çojë përpara Shqipërinë drejt të ardhmes evropiane.

Ju falenderoj që keni gjetur kohën për të shiqëruar këtë moment, përkuljes përpara monumentit të themeluesit të shtetit tonë modern dhe të atit të pavarësisë, Ismail Qemalit, në këtë 100 vjetor të kalimit të tij në përjetësi.

Sot është momenti jo vetëm të përkulemi përpara veprës së tij por edhe të angazhohemi për lartësimin e shtetit tonë dhe njëkohësisht për përmbushjen e ëndrrës së tyre për një Shqipëri evropiane.

/Express/

 

sample-ad

Facebook Comments

POST A COMMENT.

13 − 5 =