Merkel: Nuk do lejojmë ndryshim kufijsh mes Serbisë e Kosovës

AktualitetKryesore
57
0
sample-ad

Kancelarja Angela Merkel është shprehur se ndryshimi i kufijve të Kosovës është i papranueshëm për Berlinin. Deklarata e Merkel është bërë gjatë një takimi që ka zhvilluar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç në Davos të Zvicrës.

Sipas “Koha Ditore”, duke iu referuar burimeve të sigurta bën me dije takimi i mbajtur në ambientet e Forumit Botëror Ekonomik të Davosit është shfrytëzuar nga kancelarja gjermane mes të tjerash për t’ia qartësuar presidentit serb se pozicioni gjerman rreth dialogut Kosovë-Serbi dhe marrëveshjes së paralajmëruar përfundimtare nuk ka ndryshuar.

Një burim i sigurt i ka thënë gazetës se në takim Merkel i ka kujtuar Vuçiçit pozicionin e Berlinit se ndryshimi i kufijve të Kosovës është i papranueshëm. “Korrigjimi i kufijve apo këmbimi i territoreve është i papranueshëm për Qeverinë gjermane”- mësohet t’i ketë thënë Merkel.

 

sample-ad

Facebook Comments

POST A COMMENT.

sixteen − 9 =

%d bloggers like this: