Dy politikat dhe diletantizmi i politikës aktuale

Kryesore
106
0
sample-ad

PROF. DR. ELMAS LECI

Dekani Elmaz Leci

Para pak ditësh doli në qarkullim libri im “Dy Politikat”, me analiza dhe komente për marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë, rreth dy periudhave të ndryshme historike, periudhës totalitare dhe periudhës së demokracisë. Nuk e kam fjalën për marketingun e librit, por për evidentimin e dy gjërave të rëndësishme, dy objektivave të kundërta, dy strategjive tepër vetëmohuese.

Sesi ishin dy politikat e jashtme të Shqipërisë, njëra e diktaturës, e tjetra e demokracinë së shumëndërruar, mjafton të shohim se ç’përfaqëson njëra e tjetra, njëra e Vetizolimit dhe tjetra e Hapjes dhe e Euroatlantizmit, njëra që rrok periudhën 1960-1980 dhe tjetra që përfshin periudhën 1992-2009.

he tjetra që përfshin periudhën 1992-2009. Të dyja janë politika, të dyja për marrëdhëniet ndërkombëtare, të dyja të aplikuara nga qeveri shqiptare, veçse me një ndryshim të madh. Nëse e para, jo për nga rëndësia, por se është e atyre viteve të kaluara, që e izoloi popullin shqiptar deri në ekstrem, e dyta dhe kryesorja e hapi Shqipërinë me botën, aplikoi politiken e Euroatlantizmit.

PËRSE DUHET TË DIMË PËR POLITIKËN FATALE TË VETIZOLIMIT?!

Flitet kryesisht për periudhën 1960-1980. Këto janë vitet e vetizolimit të madh të Shqipërisë. Ne mbetëm, pra, na çoi regjimi komunist, të mbeteshim pa aleatë. Kishim aleat ish-Bashkimin Sovjetik dhe me të u prishëm, u bëmë armiq. Kishim aleat Kinën dhe me të u prishëm. Me Perëndimin nuk kishim, nuk i konsideronim aleatë, veçse edhe këto armiq. Mbetëm dhe fill të vetëm, të izoluar nga Perëndimi, por edhe Lindja, një izolim që ia bëmë vetes, u vetizolua plotësisht Shqipëria, rezultat i politikës të saj të Enverit.

Historia e marrëdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë në vitet 1960–1980 është një nga periudhat interesante që ia vlen të qartësohet. Mund të evidentojmë përpjekjet për t’u lidhur me të mëdhenjtë dhe u lidhëm me një prej tyre, ndonëse si “i kuq”, i keq. Sido që të kesh miq të mëdhenj është siguri e prosperitet etj., por edhe e keqe, sepse orientimi i politikës shqiptare në atë periudhë ishte vetëm Lindja dhe më konkretisht ajo sovjetike.

Përmes konfliktualitetit nacionalist në dukje e ruajtjes së pushtetit, në atë kohë shihej dhe shtrohej jetëgjatësia e regjimit. Shfrytëzimi i ndjenjave të popullit për liri e pavarësi vihej maksimalisht në funksion të nacionalizmit të ngushtë, me të cilin kanë operuar në të gjitha kohërat e të gjithë despotët.

E vërteta është se Shqipëria nisi izolimin e saj gradual që gjatë Luftës së Dytë Botërore. Dhe fill pas çlirimit, kur e gjithë bota perëndimore demokratike i kishte sytë nga Perëndimi, regjimi shqiptar e orientoi veten nga Lindja. Fillimisht u prish me anglo-amerikanët dhe pastaj më vonë edhe me ato që e krijuan, me jugosllavët. Kemi fokusuar vitet ‘60–‘80, sepse në këtë periudhë janë ngjarjet më të mëdha, janë dashuritë dhe prishjet me sovjetikët e kinezët, është izolimi total i ShDy politikat dhe diletantizmi i politikës aktuale PROF. DR. ELMAS LECI qipërisë, që nuk duhet të ndodhte. Me jugosllavët ndodhi prishja jo për ato që janë thënë në historinë e kaluar, por për rivalitete meskine Moske–Beograd ose më saktë Stalin Tito. Prishja shqiptare me to në fakt nuk ndodhi kurrë sepse ideologjia e palëve ishte e njëjtë, siç qe ajo e njëjtë edhe me sovjetikët e kinezët.

VLERËSIM PËR EVENTET E MËDHA, ANËTARËSIMIN NË NATO DHE VIZAT

Vitet 1992-2009 që analizojmë, ishin vitet e daljes së Shqipërisë nga vetizolimi. Fitorja e demokracisë e hapi Shqipërinë, e bëri atë me aleatë dhe aleatët me të natyrshëm e strategjike ishin e janë SHBA, por edhe vendet e tjera të Bashkimit Europian. Kjo periudhë përkon me synimet e mëdha të Shqipërisë Demokratike se “e duam Shqipërinë si gjithë Europa” dhe se synimi kryesor ishte integrimi e anëtarësimi në NATO. Ndaj, vitet 1992-2009 janë periudha e Euroatlantizmit të Shqipërisë, viti i pranimit të Shqipërisë në NATO.

Integrimi në aleancën euroatlantike ishte masa më preventive, ishte rruga më e mundshme e njësimit, ishte rruga e vetme e ingranimit për anëtarësim në NATO sepse pa integrimin e plotë dhe të gjithanshme në strukturat euroatlantike, ishte i pamundur anëtarësimi. Dhe kjo u realizua falë politikës 1992-2009, ku integrimi në strukturat Euroatlantike u bë i plotë dhe në sajë të bashkëpunimit të gjithanshëm, në “Partneritetin për Paqe” apo “Partneritetin e Individualizuar”.

Integrimi në strukturat Euroatlantike të sigurimit, ishte mbështetja më e madhe e iniciativave rajonale në fushën e sigurimit; mbajtja e kapaciteteve të mjaftueshme për mbrojtjen e pavarësisë, funksionimin e pandërprerë të institucioneve demokratike; respektimin e plotë të të drejtave njerëzore; respektimin e angazhimeve që rrjedhin nga marrëveshje ndërkombëtare etj. Ndër kushtet themelore për lëvizjen e trinomit politiko-ushtarak drejt integrimit perëndimor ishte stabiliteti rajonal, çka e bëri të domosdoshëm dhe të natyrshëm bashkëpunimin e ngushtë, në radhë të parë ndërmjet vendeve të rajonit tonë, i cili hap rrugën për një mirëkuptim të ri, në të mirë të dialogut dhe të kooperimit. Kjo ishte përpjekja sublime për një arkitekturë të re në marrëdhëniet ballkanike, për të ndërtuar një partneritet, që do të ruante vlerat tona të përbashkëta, do të nxiste përparimin dhe do të siguronte një jetë më të mirë për popujt e rajonit.

Politika e integrimit euroatlantik, Euroatlantizmi i shqiptarëve dhe kurorëzimi i saj me anëtarësimin në NATO ishte vepra më madhore e politikanëve në periudhën 1992 2009. Më pas pati edhe suksese të tjera madhore, ku veçohet pranimi i shqiptarëve në gjirin e madh të Shengenit, lëvizja e lirë në Europën e Bashkuar, pra, ajo që e quajmë heqja e vizave. Ja këtu na çojnë politika qeverisëse e viteve 1992-2009.

PO POLITIKA DILETANTE AKTUALE SHQIPTARE KU PO NA ÇON?!

Asgjëkund, bluarje në mulli bosh. Kalkulimet tona dhe të ndërkombëtarëve na thonë katastrofë. Pranimi në BE apo negociatat, një mashtrim i madh, që herë pas here hidhet ndonjë shashkë që nuk mund të shikohet dritë. Qeveritarët me fjalime shfajësohen, ndërsa gjendja është statukuo. Shtoi kësaj gjendjeje edhe prapaskenat e destabilizimit rajonal apo lojërat e pista të akaparimit të të gjitha segmenteve të korruptuara të shtetit shqiptar, atëherë gjithçka del e zymtë.

Instituti i Statistikave, INSTAT-i qeveritar, ka bërë të ditur së fundmi shifrat marramendëse të shqiptarëve të larguar nga vendi në 7 vitet e fundit. Sipas raportit, nga viti 2011 deri në 2017, janë larguar nga Shqipëria rreth 330 mijë persona. Po sipas INSTAT-it, kjo është vala më e madhe e largimit nga Shqipëria e regjistruar ndonjëherë. Këto janë rezultat i politikës diletante që bëhet nga qeverisja në Shqipëri.

Politika mbështetet në dy shtylla, në politikën e brendshme dhe në politikën e jashtme. Politika e brendshme, pa fjalë të mëdha, është ajo që sjell të ardhura e mirëqenie, të cilat vijnë nga puna. Punë këtu nuk ka. Atëherë, politika është diletante, sepse nuk është e aftë të qeverisë në mënyrë eficiente.

Në aspektin ndërkombëtar, pothuajse pas dhjetë vjet pas 2009-s, Shqipëria është po anëtare e NATO-s me objektivin kryesor përqindjen e buxhetit për sigurimin kolektiv, të parealizuar, siç edhe vendimi i BE-së i lëvizjes pa viza në Shengen, shpeshherë i anatemuar “për heqje” nga sjelljet e detyruara të shqiptarëve. Po përse kështu, si një e drejtë e pamerituar (lëvizja pa viza) e shqiptarëve?! Dhe politika aktuale i ka bërë shqiptarët të sulen në Europë, jo të lëvizin të lirë, por të kërkojnë të punësohen duke “shpikur” çdo lloj marifetesh duke nëpërkëmbur edhe dinjitetin veçse të kërkojnë edhe azil për të siguruar kafshatën, duke shkuar për një jetë më të mirë e për të mos u kthyer më kurrë. Kjo pothuajse është deviza e tyre me këtë lloj politike që bën qeverisja aktuale, të shkojnë në vendet europiane e të mos kthehen se këtu në Shqipëri, nuk ka punë, nuk ka mirëqenie, nuk ka dinjitet. Këtu, nga qeveritarët ka vetëm mashtrim, vetëm korrupsion, vetëm trafikime të paligjshme. Atëherë, ç’të bëjnë shqiptarët, rinia, të ikin për një jetë më të mirë, sepse nuk gjejnë këtu as qetësi, as siguri.

Këtu në këtë Shqipërinë tonë, njerëzit vriten çdo ditë nëpër rrugë, jo një, por disa. Pronën nuk e ka pronari, por “zënësi”, i “forti”. Puna të jepet vetëm si shpërblim i militantizmit, shkollimi po del i pavlerë etj. etj., atëherë, o burra, të ikim rrugëve të Europës në varfëri e pa dinjitet, se dinjitetin na e kanë marrë gjakpirësit qeveritarë e oligarkët.

Shpresohet te veting-u, por ai duhet të bëhet edhe për qeveritarët e politikanët. Këtë dëshiron e pret populli, por politikanët nuk e miratojnë për vete, se ai “i heq petët lakrorit”. Dhe është thjesht fare. Me se i vunë pasuritë marramendëse, me rroga?! Me rrogat tona, qoftë edhe më të lartat, mund vetëm të hash mirë e të vishesh disi, por vilka nuk mund të bësh kurrë. Llogarit pagën dhe shpenzimet, të tjerat nëse ke, i ke vjedhur, je marrë me trafik droge ose prostitucion apo me vepra të tjera kriminale. Ja, veting-u u bë për secilin qeveritar e politikan.

Sot kemi një pabarazi të thellë sociale, rezultat i përfitimeve të pamerituara, përfundim i një politike aktuale diletante, që shqiptarët nuk e meritojnë asnjëherë.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

17 − fourteen =