Debat në parlamentin grek mbi emrin e Maqedonisë

Politike
93
0
sample-ad

Ligjvënësit grekë filluan sot një debat të ndezur në parlament lidhur me marrëveshjen për emrin e Maqedonisë.

Kundërshtarët thonë se marrëveshja e ndërmjetësuar nga OKB-ja ndërmjet Athinës dhe Shkupit që ndryshon emrin e vendit në Republika e Maqedonisë së Veriut, dëmton identitetin kombëtar të Greqisë.

Pas debatit dy ditor për të ashtuquajturën Marrëveshje e Prespës, parlamenti grek pritet ta ratifikojë atë, megjithëse me një shumicë të vogël.

Duket se kryeministri i majtë Alexis Tsipras ka siguruar mbështetjen e së paku 151 ligjvënësve, jo të gjithë nga partia e tij, në parlamentin me 300 vende.

Zoti Tsipras u ndesh me një mocion besimi në parlament javën e kaluar pas largimit të partnerit të tij të koalicionit.

Shumica e grekëve janë kundër përdorimit të termit “Maqedoni” në çdo marrëveshje me Shkupin. Në Greqi ka një krahinë veriore të quajtur Maqedoni, ku vendasit i referohen vetes si maqedonas.

/Zëri i Amerikës/

Facebook Comments

POST A COMMENT.

sixteen − 5 =