Dashuritë zhgënjyese të Atdheut tim!

Koment
179
0
sample-ad

Aleksandër Çipa

Dashuritë dhe besimet jozhgënjyese janë të rralla. Nuk e gjen dot kurrë zhgënjimin nga dashuri e Nënës. Në letërsi mund të hasësh shpesh dashurinë zhgënjyese  prej etërve. Por as Atdheu nuk të zhgënjen. Shoqeria e Atdheut tënd të zhgënjen shpesh. Sidomos po të jesh shqiptar në shoqërine tënde. Në shoqërinë tonë ka ditë të pandërprera- zinxhir zhgënjimesh. Sikundër ka vetëm ditë të rralla, (ndoshta një në 50 vjet), që mund të mbjellë besim. Në shoqerinë tonë janë shembur disa ndarje themelore: Eshtë shembur ndarja mes së keqes dhe së mirës. Eshtë fshirë dramatikisht ndarja mes morales dhe të pamoralshmes. Nuk ka më ndarje mes së bardhës dhe së zezës. Nuk ekziston ndarja mes së vjetrës dhe së resë. Nuk ka ndarje mes krimit dhe ndëshkimit. Nuk vlen ndarja mes lëndimit dhe përkëdheljes. Nuk njihet e ndenjura nga e reja. Nuk vlen i riu përballë plakut. Nuk bëhet ndarja mes ndryshimit dhe vazhdimit. Nuk ka bindje, sepse është vendimi. Nuk ka maturim të shoqërisë, sepse ajo është parashoqëri. Nuk ka elitë, sepse mbisundon prijësi kohe paskohe… Në dashuritë zhgënjyese të besimit tonë është fara e zhgënjimit, si egjer i përhershem mosbesueshmërie. Në këtë fatalitet, lindin mijëra shqiptarë çdo ditë, por po aq vdesin përditë, në mosha të ndryshme. Sikundër me shpesh mërgojnë me qindra çdo ditë… Ikin dhe, mërgimi në vise e shoqëri të ndryshme, i bën të vyer atje ku janë dhe, i le në stanjacion zhgënjyes sa herë vendosin rikthimin ose projektojnë riardhjen si misionarë ndryshues. Në Atdheun tonë një e përhershme dashuri zhgënjyese, është rikthimi i të ikurve për kohë të gjatë, përfshi kryesisht edhe ata që duan të na ndryshojnë. “Mos e pastë askush këtë fat”,e jetë në shoqërinë e vendit tim! Lus si i zhgënjyer Perenditë: Të farojnë dashuritë zhgënjyese të cilat, kaq keq e kanë mbërthyer shoqërin nëë Atdheun tim!

Facebook Comments

POST A COMMENT.

3 × 1 =