Vjedhja e armëve në Pashaliman, Gjykata jep masën për 4 punonjësit

Kronike
63
0
sample-ad

Kanë dalë ditën e sotme para Gjykatës së Vlorës për tu njohur me masën e sigurisë, katër punonjësit e bazës ushtarake të Pashalimanit, lidhur me vjedhjen e armëve të konstatuara gjatë së enjtes së kaluar nga një ekip i ministrisë së Mbrojtjes.

“Arrest me burg” vendosi gjykata për Ardit Ramaj 25 vjeç i cili ishte student, Lesko Ramosaço 52 vjeç, oficer roje, Ervist Memsulaj 23 vjeç, infermier dhe Edlir Nelaj 42 vjeç, oficer roje.

Rezulton se dy prej të pandehurve nuk iu lejohet të punonin si roje, duke qenë se njëri ishte student në shkollën ushtarake, dhe tjetri infermier.

Avokati i Ramaj tha se, të riut i kanë ngarkuar detyrë në kundërshtim me urdhrin e ministrisë së Mbrojtjes dhe se nuk ka detyrë të kontrollojë vazhdimisht kryerjen e shërbimit.

Katër të pandehurit rezulton se punonin roje me turne tetë orarëshe

Facebook Comments

POST A COMMENT.

19 − four =