TAP, çfarë solli, çfarë mori e çfarë la në ekonominë shqiptare

AnalizeKryesoreOpinion
18
0
sample-ad

 

TAP ngelet investimi më i madh në Shqipëri në 29 vjet demokraci me rreth 1.5 miliardë euro investim përgjatë 2017-2018.
E vetme kjo vlerë përbën rreth 11% të GDP-së së vendit. Nëse do ishte qarkulluar në ekonomi do kishte edhe një herë më shumë se kaq peshë.
Po Pse nuk u ndje dot prezenca e afërsisht 1.5 miliardë eurove të TAP në ekonominë Shqiptare?!
Me aq sa kam vështruar së jashtmi, së pari, paratë e TAP u përqëndruan në shumë pak duar, totalisht të lidhura në vend politkisht me treshen Rama-Meta-Berisha (dhe realisht e ndarë në 3 pjesë) dhe së jashtmi nga mafia e kamufluar që gjurmon gjithmonë investime të tilla.Po keni nerva shkoni e gjurmoni kush i ka ofruar TAP-it asistencë ligjore, fiskale, financiare, shërbime, etj. Përqëndrimi në pak duar ka siguruar që i gjithë investimi të jetë totalisht i kontrolluar edhe i kanalizuar pa u ekspozuar shumë në tregun vendas.
Së dyti, projekti ja ka dalë të finalizohet me kosto super të ulëta duke e ulur koston reale nëpërmjet korrupsionit, levave të tjera fiskalo- financiare e në disa raste duke përfituar prej paaftësisë së vetë shtetit shqiptar, medias, profesionistëve dhe vetë shoqërisë shqiptare. Implementimi i projektit të tillë prek një sërë ministrish njëherësh dhe po të ndjekësh të gjitha ligjet një më një do të thotë kosto. Dhe sa më shumë ligje e kërkesa të anashkalosh, aq më të ulëta kostot, e aq më pak lekë në ekonominë shqiptare. Me pak fjalë projekti ka “menaxhuar shumë mirë” kostot dhe ka realizuar plot fitim për investitorët e vet.
Së treti, jo vetëm kaq por çuditërish ka një koiçidence të zgjuar me manovrat e valutës në vend.
TAP thjeshtë ka sjellë rreth 1.5 miliardë valutë euro dhe e ua shiti shqiptarëve me 1 euro= 135 leke në fillimet e 2017- ës dhe ua bleu prapë mbrapsht po shqiptarëve me 1 euro = 123 lekë në fund të 2018-ës. U pompuan shqiptarët se ishin euro droge e pastrim parash. Kam marr shembull euron, por investitorët e TAP nga fitimi i majmë kanë patur interes të blejnë çdo valutë që kishte tregu vendas.
TAP po aq sa “e pompoi” ekonominë, po aq e më shumë edhe e thau tani që ka mbaruar mbi 95% të projektit këtu. E thau me një koordinim të frikshëm të politikës së mbledhjes së valutës në vend.
Do jemi të gjithë këtu e do shohim nëse do arrijë droga të sjellë më euro/dollarë/ franga, etj, gjatë 2019-ës e në vazhdim. Do shohim kur shteti do detyrohet ta blejë euron me mbi 140 lekë për të shlyer borxhet me arsyetimin e mungesës së valutës në treg. Sepse realisht nuk do ketë valutë.
Shqipëria është e varfër edhe e paaftë, por të kalojnë 1.5 miliardë euro në dy vite e të mos ngelet asnjë thërrime, këtu dikush ka luajtur më fort se djalli.
Këtë të fundit nuk e them unë, e thonë parametrat e ekonomisë se vendit për periudhën 2017-2018.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

seventeen − 11 =