“Studentët”, Ahmetaj: Si do bëhet financimi i tarifave dhe bursës

Politike
39
0
sample-ad

Ministri në detyrë i Financave, Arben Ahmetaj doli me deklaratë gjatë kësaj të hëne duke shpjeguar se si do të bëhet pagesa e tarifave dhe bursave për studentët sipas kategorive.

Kjo deklaratë vjen teksa studentët janë ngujuar prej disa ditësh në fakultetet e tyre.

Ai tha se bazuar në skemën e financimit, do të përfitojnë 6235 studentë ekselentë dhe mbi 70 mijë studentë të tjerë.

Ahmetaj bëri me dije se do të ketë reduktim të tarifave të studimit bachelor, ku studentët me mesatare 9-10 kanë një përjashtim 100% nga tarifa e shkollimit.

“Studentët me mesatare 5-9 përfitojnë përjashtim 50% nga tarifa e shkollimit. Përfitojnë rreth 70 mijë studentët, i bëhet tarifa 9700 lekë në vit”, u shpreh Ahmetaj.

Sa i takon ciklit të dytë të studimeve, ato master, do të përfitojnë 50% ulje tarife, gjithë studentët me mesatare 9-10.

Ministri sqaroi se të gjithë studentët që e kanë paguar të plotë tarifës, do iu kthehet gjysma e shumës që është paguar.

Ai shtoi më tej se që të përfitojnë nga vendimi studentët duhet të kenë mbyllur të gjitha detyrimet e vitit paraardhës.

“Skema për trajtimin me bursë për studentët, është vendim i Këshillit të Ministrave, përfitojnë studentët ekselencë dhe ata që vijnë nga familje përfitues të ndihmës ekonomike. Do të jepet një bursë prej 10 mijë lekë në muaj. Këshillat Bashkiakë të mos mblidhen kot për bursa”, deklaroi ministri.

/noa.al/

sample-ad

Facebook Comments

POST A COMMENT.

nine + two =