Një vezë në ditë ul rrezikun e diabetit?

KryesoreShendeti
74
0
sample-ad

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Konsumimi i një veze në ditë mund të ulë rrezikun e zhvillimit të diabetit 2, ka zbuluar një studim i ri. Gjetjet nga studimi i kryer nga një universitet në Finlandë i shtohen debatit të vazhdueshëm: vezët janë të mira apo të këqija për diabetin?

Ky studim i fundit tregon se kur bëhet fjalë për parandalimin e rrezikut, vezët janë të mira.

Pas një eksperimenti të kryer te një grup meshkujsh, shkencëtarët zbuluan se personat që konsumuan 1 vezë çdo ditë kishin një profil të lipideve në gjak të ngjashëm me personat që nuk janë të rrezikuar nga diabeti.

Dieta ushqimore është shumë e rëndësishme si për njerëzit me diabet 1 ashtu edhe ata me diabet 2. Njerëzit me diabet tip 1 nuk mund të prodhojnë insulinë, që është shumë e rëndësishme për të rregulluar glukozën në gjak. Ndërsa njerëzit me diabet tip 2 nuk mund të prodhojnë mjaftueshëm insulinë ose trupi nuk reagon siç duhet ndaj saj.

Shkencëtarët e Shoqatës Amerikane të Diabetit mendojnë që vezët janë të shëndetshme prandaj rekomandojnë konsumimin e tyre nga pacientët me diabet. Vezët përmbajnë rreth 0.5 gramë karbohidrate, ku, në teori, mbajnë nivelet e sheqerit në gjak nën kontroll. Vezët janë të pasura gjithashtu në kalium, gjë që është e mirë për zemrën duke mbajtur nën kontroll nivelet e sodiumit, që ndihmon me prodhimin e insulinës.

Autërot e studimit të ri nga Universiteti i Finlandës Lindore, të publikuar në revistën “Molecular Nutrition and Food Research”, thonë se, pa e tepruar me to, vezët sigurojnë disa përfitime mbrojtëse.

Ata dalin në konkluzionin se një vezë në ditë është e mirë për njeriun.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Facebook Comments

POST A COMMENT.

1 × 3 =