Nje “14 vjeç dhëndër” në krye te diplomacisë shqiptare

AnalizeEditorialKryesoreOpinion
85
0
sample-ad

Edlira Dedja

Shkak për publikimin e këtij statusi në faqen time sot ishte postimi i një komenti në faqen FB të një mikes time, e cila bënte paralelizëm mes zgjedhjes së Ministrit të Jashtëm shqiptar Gent Cakaj me atë të Sekretarit të Shtetit Amerikan, Henry Kissinger, emigrant çifut nga Gjermania…
(!?!)
Kush ishte HENRY KISSINGER, ky politolog e dipllomat amerikan me origjinë ebreu, i lindur në Gjermani, i cili emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’i shpëtuar persekutimit nazist dhe u natyralizua atje ne vitin 1943 ?
Kuadër i formuar në Harvard, përpara se ti kushtohej politikës, në fillim si Këshilltar i Sigurisë Kombëtare Amerikane e më pas si Sekretar Shteti për politikën e jashtme në kabinetet e Richard Nixon-it dhe të Gerald Ford-it, ai luajti një rol të rëndësishëm në diplomacinë amerikane gjatë Luftës së Ftohtë 1968-1977, duke qenë, në vitin 1973, një nga arkitektët e nënshkrimit të Marrëveshjes së Paqes në Paris.
Kissinger nderohet me Çmimin Nobel për Paqen në vitin 1973 për veprimtarinë e tij lidhur me zgjidhjen e Luftës së Vietnamit dhe asaj të Yom Kippur-it. Figurë mediatike, shpesh i cilësuar si «Supermen», «Superstar», etj…., ai arrinte të bënte marrëveshje të pamundura. Kissinger takohej me Mao Ce-Dunin kur të donte, hynte në Kremlin sipas dëshirës ose zgjonte presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kur ta quante me vënd.

Nëse i referohemi Oriana Fallacit (« Intervistë me Historinë », përkthyer në gjuhën shqipe nga Drita Siliqi), «..Ky pesëdhjetëvjeçar me syze të zakonshme, para së cilit Xhejms Bondi bëhej një shpikje pa shije…këshillonte luftërat, mbaronte luftërat, mëtonte të ndryshonte fatin tonë, e madje e ndryshone.» Mbi të u shkruan libra si për figurat më të madha të historisë. E quanin «mëndesha mendore e Niksonit», pasi presidenti s’mund të bënte asnjë hap pa të : në çdo udhëtim, në çdo ceremoni, në çdo darkë zyrtare, në çdo pushim e mbi të gjitha, në do vendim. Oriana Fallaci shkruan : «Nëse Niksoni vendoste të shkonte ne Pekin, duke shastisur të djathtën e të majtën, ishte Kissingeri që ja kishte vënë në kokë të shkonte në Pekin. Nëse Niksoni vendoste të shkonte në Moskë për të ngatërruar Lindjen me Perëndimin, ishte Kissinger që i kishte sugjeruar të shkonte në Moskë. Nëse Niksoni vendoste të hynte në marrëveshje me Hanoin dhe të braktiste Thienin, ishte Kissingeri që e kishte bindur të bënte atë hap….»
Për të, Shtëpia e Bardhë ishte shtëpia e tij e vërtetë. Kur nuk ishte në udhëtim për të bërë ambasadorin, agjentin sekret, ministrin e punëve të jashtme, për të rënë në ujdi, etj…. ai hynte në Shtëpinë e Bardhë në mëngjes herët dhe dilte në mbrëmje.
Oriana Fallaci ishte e vetmja gazetare që mundi ti shkëpusë atij një intervistë, duke e cilësuar atë si «heroin tipik të një shoqërie ku gjithshka është e menduar : deri aty sa një profesor i druajtur i Harvardit, i mësuar të shkruajë libra të palexueshëm historie dhe sprova mbi kontrollin e energjisë atomike, të bëhet një lloj ylli që qeveris bashkë me presidentin, një lloj plejboji që vë rregull në mardhëniet midis fuqive të mëdha dhe ndërpret luftrat, një enigmë që përpiqemi ta zbërthejmë pa u kujtuar se sigurisht nuk ka asgjë, ose pothuajse asgjë për të zbërthyer. Si gjithmonë kur aventura vishet me të hirta..»

Fotografia e Edlira Dedja
Fotografia e Edlira Dedja

Facebook Comments

POST A COMMENT.

8 − seven =