Meta “flakë për flakë” Ramës: Presidenti në krye të punës, no more fake state

Politike
19
0
sample-ad

Kreu i Shtetit, Ilir Meta i ktheu përgjigje kryeministrit Edi Rama në lidhje me akuzat e këtij të fundit se po shkel Kushtetutën me mos dekretimin e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm.

Meta shkruan se Presidenti është në krye të detyrës dhe se ka ikur koha kur ligji shkelej me të dyja këmbët.

“Presidenti në krye të punës. Për Presidentin e para është Kushtetuta dhe sundimi i ligjit.

NO MORE FAKE STATE.

Shqipëria e para”, shkruan Meta.

Ndërsa pas mbledhjes së kryesisë së PS-së, kryeministri Rama njoftoi se de jure mori edhe postin e ministrit të Jashtëm.

“Presidenti s’e ka ç’dekretuar Ministrin e Jashtëm në afatin kushtetues.

Shkelje e radhës që do ta ballafaqojmë bashkë me të tjerat në Gjykatën e re Kushtetuese.

Deri atë ditë që vjen shumë shpejt, do të jem de jure në këtë rol sepse s’kemi kohë për të humbur në kërkim të Presidentit”, shkroi me herët Rama.

/Express/

 

Facebook Comments

POST A COMMENT.

9 + 20 =