Kufiri i Kosovës me Serbinë

AnalizeKryesoreOpinion
35
0
sample-ad

Daut Dauti

Kufiri verior i Kosovës apo ai i Serbisë jugore, që përfshinë vijën nga afërsia e Leposaviqit e deri në veri të Bujanovcit, duhet të kthehet siq ka qenë i sanksionuar me vendimet e Traktatit të Berlinit më 1878. Në fakt, që nga veri-perëndimi i Bujanovcit e deri afër Leposaviqit kufiri që ka sot Kosova me Serbinë është ashtu siq është vendosur në Berlin. Pra, ky ka qenë kufiri i vilajetit të Kosovës me ate të Serbisë që shihet në hartën e fotografisë Nr. 1 dhe ky kufi duhet të kthehet në fuqi.

Në bisedime Kosova duhet të kërkoj shtrirjen e kufirit sipas Traktatit të Berlinit në pjesën që përfshinë veri-lindjen e Bujanovcit duke vazhduar në lindje të Luginës ku patjetër duhet të përfshihet vija nga lindja e Bujanovcit, matanë Bilaçit e deri në Strezovc, për t’u puqur me kufirin e Maqedonisë. Kjo duhet të jetë pamja e kufirit të ri të Kosovës në lindje kurse në veri, çështja e Leposaviqit dhe Gazivodës duhet të negociohen.

Me këtë kufi krijohet stabilitet në mes shqiptarëve dhe serbëve dhe Kosovës por edhe Serbisë i hapet rruga e mardhënieve normale dhe krijohen mundësi të mëdha për prosperitetit të dyanshëm.

Vendosja e këtyre kufijve kërkon garancion nga Fuqitë e sotme pasi që duhet bëre revidimi i vendimeve të një Kongresi të rëndësishëm i cili atëherë e injoroi çështjen shqiptare dhe që duhet t’i kthehet pas 140 viteve,

Foto 1. Kufijtë e shtetit serb (vija e kuqe) me vilajetin e Kosovës të caktuara në Kongresin e Berlinit;

Foto 2. Faqja e fundit e Traktatit të Berlinit, kopja e Austro-Hungarisë, së bashku me vulën dhe emrat e përfaqësuesve të Fuqive të Mëdha dhe nënshkruese të Traktatit;

Foto 3. Portretet e Përfaqësuesve Ekstra-ordinarë të Fuqive të Mëdha;

Foto 4. Presheva në vitin 1940.

Fotografia e Daut Dauti
Fotografia e Daut Dauti
Fotografia e Daut Dauti
Fotografia e Daut Dauti

Facebook Comments

POST A COMMENT.

5 × five =