“Ç’pritet nga muzhiku zoti prokuror, që s’ka brekë ne b*thë”, fjalët e djalit të Palortosë në gjyqin para pushkatimit

EditorialKryesore
40
0
sample-ad

 Lotët e nënë Haxhesë në sallën e gjyqit për Aqif Kashahun, djalin e Palortosë  që po e vriste Sigurimi i Shtetit.

 

Kur prokurori Vangjel Pecani uluristë si bishë dhe kërkonte dënim me pushkatim për Aqif Kashaut, një zë gruaje u dëgjua nga fundi i sallës së gjyqit: Aqif bir.. ku të ka teto Haxheja…. ajo grua qante më lot shpirti se para syve të saj po dënohej me vdekje biri i dashur i lagjes Palorto në Gjirokastër. Po pushkatohej pa bërë asnjë faj. Teto Haxheja, e afërme e Aqif Kashaut ishte në mesin e një grupi njerëzish që regjimi i mblidhte në sallat e frikshme ku vednosej vdekja e bijve më të mirë. Kishte ardhë e paftuar në atë sallë teto Hagjireja vetëm për ti thënë fjalët e fundit, Aqif Kashaut, të riut të dashur për Gjirokastrën që pak çaste më pas do të pushkatohej nmga diktatura komuniste.  Ndërsa nënë Haxheja qante një pjesë tjetër e sallës duartrokiste për vendimin që kishte marrë partia për vdkejene  armikut të popullit. Ishte masa injorante, ajo pjesë e vogël e shoqërisë së asaj kohe që nuk kishte lidhje me humanizmin. Përmes asaj shtresë injorante të shoqërisë shqëiptare, regjimi do të vriste Aqif Kashaun e mijëra djem, burra e gra shqiptarë, pa bërë asnjë faj.

Dita e gjyqit

Aqif Kashahu u gjykua nga  gjykata Ushtarake e Gjirokastrës, e drejtuar nga kryetari i trupit gjykues, ushtaraku Shaban Idrizi, Prokurori ishte ushtaraku Vangjel Pecani. Ja si e përshkruan profesor Pëllumb A. ÇABEJ, ditën e  gjyqit të Aqif Kashahut:

“I pandehur – i tha Kryetari i gjykatës – a e pranon akuzën? Jo,- tha Aqifi,- ajo është e gatuar me lakrat e sigurimit të Shtetit drejtuar nga Subo Bakiri, shkruaj i tha Kryetari sekretares, se nuk e pranon. Më poshtë pastaj foli prokurori, çdoje  të tregoje mbi Anglinë? Anglia është nder shtetet më të pasura të botës dhe me një ekonomi dhe një politikë të përparuar tha Aqifi. Po të ishte Shqipëria me Anglinë, zoti prokuror, këtu do të ishte kopsht me lule, do ishte parajsa e vërtet. U bëtë me Stalinin mustaqe madhin që do tju shpjer në komunizëm… kësaj i thonë përrallë me mbret. Kush e ka parë me të vërtet komunizmin? Jo askush. Kjo është një idil as nuk preket e as nuk shihet. Sështë gjë tjetër veçse një shkencë utopike që nuk përputhet me realitetin çpritet nga muzhiku zoti Prokuror kur mendër jush nuk ka brekë në bythë. Nga ata presim të shohë hajër Shqipëria? Stalini ishte diktator kur tha, – Jepuni shqiptarëve farë bliri që ti mbjellin rrugës për tju bërë hije . Kurse ne zoti prokuror na gërryen zorrët nga uria .Sarkazma e Aqif Kashahut ishte bërë presë me dy thika sa prokurori u ngrit në këmbë i revoltuar dhe thirri: Pusho i pandehur. Mjaft llokoçitët, zoti gjyqtar  koka e këtij të pandehuri ka lakra , drejtësia jonë do tia shkulë po Zërin e së vërtetës nuk mund tia shkulni dot!- Tha Aqifi- dhe prej asaj keni frikë..?”, rrëfen profesor Prof. Pëllumb A. ÇABEJ, i cili i referohet dokumentave e dëshmive autentike rreth pushkatimit të Aqif Kashahut.

Pushkatimi

E arrestuan më 22 Shtator 1946 dhe pas torturash e shpalln armik të popullit dh për këtë i orgabnizuan gjyqin famëkeq ku me akuzën “se si njeri i prekur nga reforma, ka agjituar e propaganduar, duke hedhur parulla helmatuesi, ka pasur lidhje me sillogun e Janinës, është lidhur me elementët reaksionarë të Ballit Kombëtar, ka bërë mbledhje të fshehta, ku ka pasur qëllim rrëzimin e pushtetit popullor”, e dënuan me pushkatim.  Aqif Kashahu u pushkatua në Gërhotin e Gjirokastrës më 30 dhjetor të vitit 1946 në moshën 37 vjeç. Eshtrat e tij nuk u gjendën kurrë. Menjëherë pasi gjykata vendosi dënimin me pushkatim, skuadrat e pushkatimit e morën Aqifin kashaun dhe e dgdisën në periferi të qytetit për ta pushkatuar e për tia tretur eshtrat në harresë.

Kujto.a

sample-ad

Facebook Comments

POST A COMMENT.

4 × 5 =