“Cakaj”, Edi Rama mund të bëhet vetë edhe ministër i Jashtëm, njësoj si Cipras

Politike
39
0
sample-ad

Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ka mbledhur në selinë e partisë kryesinë.

Mësohet se tema diskutimi kanë qenë dekreti i ministrave të rinj dhe mbledhja e parlamentit.

Ndërsa diskutohet edhe për zgjedhjet lokale të qershorit.

Teksa sot është afati i fundit i presidentit Meta për të dekretuar apo jo Gent Cakaj në krye të ministrisë për Evropës dhe Punën e Jashtme, nga mbledhja e PS-së del një tjetër propozim.

Mësohet se kryeministri Rama mund të marrë vetë këtë post deri në zgjidhjen e ngërçit.

Ndërsa edhe në këtë rast emri i Edi Ramës si ministër duhet të dërgohet për dekret tek Presidenti.

Vetëm pak ditë më parë edhe në Greqi, kryeministri Cipras mori rolin e ministrit të Jashtëm, pas dorëheqjes së kryediplomatit Nikos Kotzias.

/Express/

 

Facebook Comments

POST A COMMENT.

eleven − three =