Qyteti i borës…

KryesoreKulture
131
0
sample-ad

Nga Behar Gjoka

Sot kisha nje detyrim familjar në Burrel. Qyteti i mollëve dhe trëdafilave, dikur, e sot, qytet i borës së bardhë…Burreli, qyteti ku kam kaluar vitet më të bukura, nxënës, mësues dhe drejtor i Gjimnazit Pjetër Budi, dikur Haki Fejzo. Po shkruaj pak fjalë për arsye, që më gëzuan dhe dëshpëruan. Isha i detyruar të shkoja, por këtyre ditëve ishte bllokuar rruga te Qafa e Ulzës. U nisëm me merakun se rruga do të ishte e vështirë…Dielli, aleati i përjetshëm i njeriut, u bë aleat për ne. Rruga ishte e hapur, madje mundet të udhëtohej pa zinxhir, duke ecur me kujdes. Sa herë e përshkoj atë rrugë, ndonëse e kam bërë me mijëra herë, secilën herë kam emocione të veçanta, ndjehem i sigurtë, si në vatrën që e njoh me sytë mbyllur…
Kur arrita në qytet, pata ndjesi të ngatërruar, rrugë të mbushura me borë, që i kapërcente 20 cm. Bora është gëzim, me bardhësinë lëbyrëse. Më dëshpëroj fakti që rrugët e atij qyteti, që e kam të ngulitur në mendje, të bukur, me lule dhe mollë, tashmë të pushtuar nga bora dhe akulli, pushtuar sheshi, rrugët dhe trotuaret, të pushtuar nga bora dhe akulli, gëzimi i bardhësisë më ngriu në buzë…
Më keq u ndjeva, kur edhe udha për në varrezat e qytetit, ku do të vinim tufat e luleve, për të afërmit tanë që kanë ndërruar jetë, ishte pushtuar nga bora dhe akulli…
Bukuri e trembur. Një qytet i bardhë, i bukur, por i trembur nga shansi për ta dalë te pragu, pa drojën se do hidhje vallen e pinguinit mbi akull….

sample-ad

Facebook Comments

POST A COMMENT.

5 − two =