Heqja e kontrolleve kufitare ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë

AnalizeKryesore
76
0
sample-ad

PËLLUMB NAKO

 

Nëse sot nëpër botë shen ja e parë e rënies së  besueshmërisë popullore karshi një klase politike drejtuese dallohet kur ajo përqafon filozofinë e nacionalizimit, në Shqipërinë tonë kjo shenjë përkthehet në një dashuri të ekzagjeruar për Kosovën. Të rrëzojmë kufijtë. Kush mund ta kundërshtojë? Pakkush. Megjithatë, duke lënë mënjanë motivet e nismës politike për heqjen e kontrolleve kufitare ndërmjet dy vendeve, kohës kur kryhet, dakordësitë, patriotizmin, kundërshtitë, skepticizmin dhe ta shihnim problemin teknikisht, do të dallonim se për të realizuar këtë projekt politik duhet një punë shumëdimensionale. E mirëstudiuar. Larg nxitimit. Dhe e lidhur fort me interesin e dy vendeve në raport me sigurinë e tyre. Sepse heqja dorë nga kontrolli kufitar është lëshimi vullnetar i një pjese të sovranitetit, është e barabartë me delegimin e sigurisë kombëtare dhe publike një vendi tjetër. Liria e qarkullimit duhet të ndiqet paralelisht me sigurinë. Pa dëmtuar njëra-tjetrën. Pra, në rastin tonë konkret, nëse dikush hyn në Tiranë dhe kërkon të shkojë në Prishtinë, është Shqipëria ajo që garanton sigurinë e Kosovës dhe anasjelltas nga Prishtina në Tiranë. Solidaritet faktik. Pjekuria duhet të jetë në radhë të parë politike e më pas institucionale. Lista e problemeve, apo më saktë vështirësitë për t’u kapërcyer paraqiten në radhë të parë në një kuadër parimor pavarësisht nga dëshira.PËLLUMB NAKO

Nisur nga eksperienca e BENELUX-it dhe e hapësirës Shengen, në doktrinë, heqja e kontrolleve kufitare në radhë të parë presupozon barazinë e standardeve jo vetëm brenda dy vendeve, por edhe në raport me të tretët. Ky i fundit lidhet edhe me seriozitetin e veprimeve të shtetit tonë në respekt të angazhimeve të mëparshme.

Shqipëria gëzon liberalizimin e vizave me vendet e Bashkimit Europian. Kosova ende jo. Kontrollet kufitare të Shqipërisë me Kosovën ishin pjesë e vlerësimit. Komisioni e më pas Këshilli Europian vlerësuan standardet e tyre, duke i konsideruan pozitive. Pra, liberalizimi i vizave për shqiptarët u akordua ndërmjet të tjerave edhe mbi bazën e standardit të kontrolleve kufitare ndërmjet dy vendeve. Do të sillte pasoja për Shqipërinë dhe për Kosovën rënia e këtij standardi? Në këtë rast përgjegjësia është më shumë politike se institucionale.

Shqipëria aktualisht është anëtare e organizatës së Interpol-it kurse Kosova ende jo. Dhe Shqipëria është e detyruar të respektojë detyrimet e saj karshi kësaj organizate. Kjo do të thotë se Policia kosovare nuk e përdor dot sistemin e Interpolit dhe nuk kryen dot verifikime nëpërmjet arkivës së saj elektronike. Ndërkohë që Shqipëria e ka online thuajse në çdo komisariat policie dhe në çdo Pikë të Kalimit Kufitar. Për rrjedhim, nëse në Kosovë do të hynte një terrorist me synim Shqipërinë, ai nuk do të verifikohej dot nëpërmjet arkivës së Interpoli-it nga ana e autoriteteve policore të këtij vendi, dhe me heqjen e kontrolleve, për disa orë do të ishte në Tiranë. E dobëson sigurinë e vendit tonë ky veprim?

Heqja e kontrolleve krijon një hapësirë të përbashkët. Në disa aspekte ajo duhet rregulluar me legjislacion të unifikuar, në disa të tjera edhe të përbashkëta. Sidomos legjislacioni që normon përdorimin dhe ruajtjen e të dhënave elektronike me karakter personal dhe këtu bëhet fjalë për personat në kërkim, të humbur apo dokumentet e identifikimit. Po ashtu edhe politika ligjore e dhënies së vizave dhe të azilit për të dy vendet dhe vendet e treta.

Nëse do të hiqej kontrolli kufitar me Kosovën, të gjithë personat e kërkuar, kriminelë të të dy vendeve, do të tentonin arratinë në territorin e palës tjetër. Pra, shqiptarët do të largoheshin në botë nëpërmjet Kosovës dhe kosovarët nëpërmjet Shqipërisë. Me fjalë të tjera, delegimi i sigurisë që i bëjnë vendet njëra-tjetrës i kanë instrumentet e nevojshëm për të mbrojtur njëherazi dy vende? Është menduar bashkimi i dy arkivave elektronike policore lidhur me personat e kërkuar, sendet e vjedhura, personat e humbur? Është menduar që në të gjitha komisariatet dhe Pikat e Kalimit Kufitar të të dy vendeve të jenë arkivat elektronike të të kërkuarve të drejtësisë së dy vendeve? Bëhet fjalë për një hapësirë të përbashkët. Sepse bashkimi i dy arkivave nuk është thjesht një proces teknik. Ai është sidomos ligjor, i lidhur ngushtë me ruajtjen e të dhënave me karakter personal. Të dhëna të cilat nuk i transmetohen dot një shteti tjetër. Ky aspekt është delikat, por i pashmangshëm për sigurinë e të dy vendeve. Dhe zinxhiri i institucioneve shtohet. Do të ketë një autoritet të përbashkët për monitorimin dhe kontrollin e përdorimit korrekt të të dhënave me karakter personal nga Policia e të të dy vendeve? Pra, mbikombëtar.

Pasoja më direkte e këtij ndryshimi janë vendimet e arrestit të lëshuara nga drejtësia. Marrëveshja e ekstradimit që ekziston i përgjigjet dy vendeve me kontrolle në kufijtë e tyre e për rrjedhim i durojnë afatet e zgjatura të ekzekutimit të vendimeve penale. Por në kushtet e heqjes së kufijve, situata nuk mund të përballohet me afatin 40-ditor të pritjes për ekstradim që ka aktualisht marrëveshja. Do të ketë vendime e arreste të veçanta për të dy vendet, si p.sh. vendim i arrestit evropian, shumë më i shpejtë në procedurat kohore sesa ai nëpërmjet Interpol-it? Kjo gjë kërkon ndryshime jo të vogla.

jë kërkon ndryshime jo të vogla. Kosova dhe Shqipëria kanë sistemin e tyre të dhënies së vizave. Dhe dihet që dhënia e vizave kryhet pas verifikimeve në tre institucione: Shërbimi Informativ, Policia, Ministria e Jashtme. Kontrollet kryhen për të identifikuar rreziqet eventuale publike dhe kombëtare që mund të ketë vendi. Dihet që intensiteti i rreziqeve që mund t’i vijnë dy vendeve tona nga jashtë nuk është patjetër identik dhe i njëllojtë. Shqipëria sapo shpalli non grata ambasadorin e Iranit. Pra, rreziku nga ky vend është më i madh për Shqipërinë sesa për Kosovën. Dhe pyetja është e thjeshtë. Do të bashkohen arkivat elektronike të dhënies së vizave për personat e vendeve të treta? Do të unifikohet dhënia e vizave? Do të ketë viza të përbashkëta si vizat Shengen?

Sistemi i azilit duhet të jetë jo vetëm i njëjtë, por ai duhet të ketë parimin e Dublinit, sipas të cilit azilkërkuesi ka të drejtë të kërkojë azil vetëm në vendin e parë që hyn. Pra, sipas Dublinit, nëse dikush hyn në Kosovë dhe kërkon azil, në rast refuzimi, ai nuk ka të drejtë të kërkojë azilin edhe në Shqipëri. Legjislacioni i të dy vendeve nuk e parashikon këtë fakt. Këtu legjislacioni duhet ndryshuar, duke i parashikuar të dy vendet si një hapësirë e vetme e së drejtës për azil dhe për viza. Për rrjedhim, duhet shoqëruar edhe me një arkiv elektronik të përbashkët të azilkërkueseve sepse në të kundërt do të kemi një ecejake madhështore ndërmjet dy vendeve në kërkim të azilit.

Krahas kolonave të mësipërme, ekzistojnë edhe të tjera si ato në fushën e qarkullimit të mallrave si dhe aspekte më teknike të ndryshimeve strukturore policore nga të dy vendet, por ajo që mbetet për t’u shënuar është fakti se heqja e kontrolleve kufitare ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në filozofi duhet të jetë pjesë e ndërtimit të një hapësire të përbashkët dhe jo e shkatërrimit të një kufiri. Dhe të ndërtosh duhet edhe kohë. Për tre muaj vetëm shkatërron. Sistemi i kontrollit kufitar, sipas modelit SHBA-Kanada i vendosur vite më parë ndërmjet dy vendeve, mund të ishte një zgjidhje më pak e komplikuar.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

19 + 18 =