Kanadaja është e gatshme të presë 1 milion emigrantë

AktualitetKryesore
17
0
sample-ad

 Parlamenti kanadez ka shpallur planet për të pranuar mbi 1 milionë rezidentë të rinj të përhershëm gjatë tre viteve të ardhshme, njoftoi CNN.

“Falë emigrantëve kryesisht që kemi mirëpritur gjatë gjithë historisë sonë, Kanadaja është shndërruar në një vend të fortë dhe plot gjallëri, cfarë na pëlqen të gjithëve”-është shprehur ministri për emigracionin në Kanada Ahmed Hussen.

Ai shprehet se ardhja e emigrantëve të rinj do të ndihmojë në kompensimin e popullsisë se vjetër në Kanada, do të rrisë numrin e lindjeve dhe do të rrisë forcën e punës. Qëndrimi miqësor i Kanadasë ndaj emigrantëve vjen ndërkohe që disa vende të tjera perëndimore, përfshirë këtu edhe SHBA, po miratojnë politika kufizuese për ta.

 

Facebook Comments

POST A COMMENT.

twenty + 20 =

%d bloggers like this: