Moderatorja e njohur drejt rrënimit, nuk mund të paguajë gjobën e makinës

Showbizz
101
0
sample-ad

Moderatorja e njohur britanike, Katie Price tha sot se nuk mund është në gjendje për të paguar gjobën prej 1.300 paund duke treguar se ka vështirësi financiare.

40-vjeçarja pranoi se ka mbajtur makinën pa sigurime dhe e ka përdorur disa herë, derisa u ndalua për kalimin e kufirit të shpejtësisë.

Ajo është gjobitur me 1.300 paund dhe nuk mund të drejtojë makinën për 3 muaj. Ndërkohë muajin e ardhshëm do ketë një seancë gjyqësore për akuzën e drejtimit të automjetit në gjendje të dehur.

Vështirësitë ekonomike i nisën divorcit të tretë, gjë që i shkaktoi rënie të bizneseve. Mediat britanike kanë zbuluar se Katie po mundohet të bëjë gjithcka që të mos përfundojë në varfëri. Madje ajo ka nxjerrë në shitje shtëpinë e saj 2 milionë dollarëshe për të shlyer disa borxhe.

 

sample-ad

Facebook Comments

POST A COMMENT.

fifteen + sixteen =