4 bursa studimi në akademitë ushtarake në Mbretërinë e Bashkuar

Politike
99
0
sample-ad

4 bursa studimi në akademitë ushtarake në Mbretërinë e Bashkuar për të rinjtë shqiptarë që duan të ndjekin këtë ëndërr.

Lajmin e jep ministrja e Mbrjtjes, Olta Xhaçka, e cila ka dhënë edhe detajet për aplikimin dhe kriteret që duhen plotësuar për të përfituar bursat.

“Forcat e Armatosura të Shqipërisë i kanë dyert të hapura për çdo të ri profesionist apo që ka dëshirë të shërbejë në uniformë.

4 bursa ofrohen për të studiuar në akademitë më të mira ushtarake në Mbretërinë e Bashkuar.

Të rinjtë që kanë një diplomë për inxhinieri elektronike ose kompjuterike, mund të ndjekin Kursin e oficerit të Forcës Ajrore. Për ata që kanë një diplomë tjetër, ofrohen Kursi i oficerit të Forcës Tokësore dhe Kursi i oficerëve të rinj të Marinsave Mbretërorë.

Hidhini një sy kritereve në linkun e mëposhtëm dhe shpërndajeni ose bëjini tagg miqve të interesuar: https://bit.ly/2RqCkYv

Kujdes: Afati për dorëzimin e dokumentacionit është deri në 11 shkurt 2019″, njofton Xhaçka.

sample-ad

Facebook Comments

POST A COMMENT.

4 × 2 =